Korça, e pastër ndaj kanabisit, asnjë rrënjë e mbjellur në qark
KORÇE - Në territorin e Qarkut të Korçës nuk është mbjellë asnjë bimë narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Ardian Maho si edhe zv.drejtori i Policisë së Korçës, Ylli Doda.
"Në tokat bujqësore të qarkut nuk është mbjellë asnjë bimë narkotike. Fermerët tanë e kanë mbjellë atë cep më cep me bimë bujqësore dhe prej tyre sigurojnë të ardhura shumë të mira", ka pohuar për "Panorama"-n Maho. Të njëjtin fakt ka pohuar për gazetën edhe numri dy i policisë, i shprehur se, nga ana e uniformave blu po luftohet që zona juglindore të jetë e pastër nga bimët narkotike. "Ne do ta heqim fare Korçën nga harta e drogës", është shprehur optimist ai. Ndërkohë që Doda ka deklaruar se, bimë narkotike nuk janë mbjellë as në toka bujqësore dhe as nëpër zona malore. "Janë bërë qindra kontrolle nga policia veçanërisht në zonat e thella malore dhe ka rezultuar se askund nuk është mbjellë kanabis sativa. Grupet e policisë dhe të komunave vazhdojnë të kryejnë kontrolle në zonat e thella", pohon ai. Sipas tij, në rast të ndonjë konstatimi për ekzistencë të bimëve narkotike do të ndërmerren aksione të befasishme për shkuljen e tyre. j.gj