E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan 27-vjeçaren, tre në pranga

LUSHNJE - Tre persona, dy prej tyre femra, të akuzuar për trafikimin me qëllime prostitucioni të një vajze nga Lushnja, u arrestuan dje nga policia e qytetit. 

"Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese" ishte vepra penale e ngritur për ta, duke bërë që policia të veprojë deri në prangosjen e tyre. Sh.R. 38 vjeçe, N.P. 53 vjeç dhe E.Dh. 30 vjeçe, akuzohen se dy vjet më parë kanë trafikuar në Napoli të Italisë, për qëllime prostitucioni një bashkëqytetaren e tyre 27-vjeçare. Në këtë grup trafikuesish janë dy femra, të cilat akuzohen sipas policisë me veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit si dhe të moskallëzimit të krimit, (pasi ushtronin vetë prostitucionin). Ka qenë operacioni i koduar "NAPOLI", ai që ka bërë të mundur ndalimin e tre lushnjarëve, pas denoncimit që ka bërë vetë e reja, pasi ka shpëtuar nga kthetrat e tre tutorëve.    m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›