E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar

SARANDE - Një person ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pranë një diskoje, në lagjen nr 1. Sipas policisë, 35-vjeçari Rudin Haxhia, bodyguard në disko, është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pranë vendit ku punonte.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri të momentit. Haxhia, i cili mësohet se ishte plagosur edhe njëherë tjetër gjatë vitit 1997, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërkohë që po hetohet edhe për zbardhjen e motiveve që çuan në plagosjen e 35-vjeçarit. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›