Zgjidhet sot kryesia e re dhe sekretariati i PS
TIRANE- Rreth 230 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së do të votojnë e do të zgjedhin sot, anëtarët e kryesisë së re të PS-së. Mbledhja nuk ka ndonjë axhendë të fiksuar me detaje, përveçse konstituimin e Asamblesë së re.
Sot, do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Asamblesë, që deri më tani është drejtuar nga Gramoz Ruçi, që është njëkohësisht edhe kryetar i grupit parlamentar. Më tej do të jenë zgjedhjet për rreth 25 anëtarët e rinj të kryesisë si dhe sekretarët. Gjithashtu asambleja do të zgjedhë edhe komisionin e zgjedhjeve të partisë. mbledhja këtë herë zhvillohet në një nga lokalet në rrugën Tiranë-Durrës, në orën 11:00.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)