E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë; Falsifikoi dokumentet e tenderit, arrestohet biznesmeni

Falsifikimi i dokumenteve zyrtare për një tender e ka vënë në pranga tregtarin 43-vjeçar nga Korça, Artan Lavdari. Administratori i firmës “Tani” sh.p.k. ka falsifikuar një dokument të një institucioni zyrtar. Historia e tregtarit të gomave ka nisur në datën 31 korrik të këtij viti, kohë kur sipërmarrësi i firmës private ka aplikuar për të fituar një tender në Drejtorinë e Policisë se Qarkut Korçë, me objekt blerjen e gomave për këtë institucion. Ngjarja tashmë është nën hetim, ndërsa i arrestuari akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”. Policia nga ana e saj është duke zbuluar se cili është bashkëpunëtori që e ka ndihmuar të ndaluarin në sigurimin e këtij dokumenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›