Kavajë; Përplasen automjetet, vdes një shtetas, plagoset një tjetër
Pas ndodhjes së një aksidenti me pasojë vdekjen e një shtetasi, specialistët e seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë realizuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Qani Xhani, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz të Madh. Sipas burimeve policore të Kavajës, ndalimi i Xhanit u krye sepse dy ditë më parë, rreth orës 22:05, duke drejtuar automjetin tip Benz 250, me targa KJ 7092 A, në segmentin Kavajë - Rrogozhinë, në Lekaj, përgjatë një parakalimi është përplasur me automjetin tip furgon, me targa DR 3324 C, me drejtues shtetasin Arben Sula, 45 vjeç, banues në Durrës, i cili po qarkullonte në drejtimin Rrogozhinë - Kavajë. Për shkak të këtij aksidenti të rëndë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit furgon shtetasi Arben Sula, si dhe ka pësuar dëmtime edhe bashkëshortja e tij shtetasja Pranvera Sula, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes, nga ekspertët dhe grupi hetimor i posaçëm i formuar, u kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërsa materialet e përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1i Kodit Penal.