Korçë; Festivali i Paqes Globale, në qytetin e pastër
“Njerëzimi një Familje, Bota një Shtëpi” është vizioni i një festivali i cili do të organizohet në qytetin e serenatave, Korçë. Nuk është një festival i zakonshëm muzikor, por përcjellja e paqes do të jetë motivi i këtij evenimenti, i cili organizohet për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Federate e Paqes Universale në bashkëpunim edhe me Bashkinë Korçë, do të organizojnë Festivalin e Paqes Globale. Ky festival do të zhvillohet mes datave 11 deri më 18 tetor.
Festivali i Paqes Globale promovon dhe feston për programet që kontribuojnë për paqen. Në partneritet me organet e qeverisjes vendore, institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe sektorin privat, FPG inkurajon programet që zhvillojnë një kulture të paqes dhe shërbimit. Programet në vazhdim zhvillohen çdo vit dhe kulminojnë me një bienale të Festivalit të Paqes Globale. Ky festival do të përbëhet nga tre komponentë kryesore si program me impakt social, konferencë ndërkombëtare lidershipi, si dhe programi kryesor. Këtë vit, me vendim të Këshillit Drejtues të FPU, ky festival do të zhvillohet në qytetin e Korçës më datë 18 tetor 2008.
Zgjedhja e qytetit të Korçës për zhvillimin e këtij Festivali nuk është e rastësishme. Korça është një qytet me shumë tradita, por më e veçanta është ajo për të cilën dallohet: mbajtja pastër e ambientit. Në këtë kontekst vlen të përmendet thënia e Edit Durham gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri, e cila shkruan në kujtimet e saj: “Korça, qyteti më i pastër i Perandorisë Otomane”. Duke pasur parasysh të gjitha këto, FPU, mbështetur tek tradita dhe emri që ka ky qytet, ka pasur objekt të punës së saj në programet në vazhdim edukimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës në partneritet dhe me OJF-të të tjera zhvillimin e programeve të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve urbane, si një komponent i rëndësishëm aktual për mbrojtjen e ambientit. Ky program në vazhdim është pjesë e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, që mbështet gjithashtu zhvillimin kombëtar dhe rajonal. Vlen të theksohet se kjo iniciativë ndërmerret për herë të parë në Shqipëri. Federata e Paqes Universale në qytetin e Korçës shpall si iniciative të re në fushën e mbrojtjes së ambientit, një kulturë të paqes dhe shërbimit: “Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra të qytetit”. Programi me impakt social ka për qëllim të zhvillojë tek pjesëmarrësit, karakterin e tyre nëpërmjet shërbimit ndaj të tjerëve.
Për të arritur tek programi kryesor, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike paraprake. Në këto aktivitete përfshihen pjesëmarrja e grupeve artistike, jo vetëm nga qyteti i Korçës por dhe nga qyteti i Tiranës, si dhe nga disa qytete të Shqipërisë dhe rajonit si: Greqia, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal të zi. Në këto aktivitete do këtë grupe koncertale, shfaqje teatrale, ekspozitë pikture, skulpturë, fotografie, si dhe konkurse për shkrimin e eseve, si dhe “Miss e Mister University”.