Çapaliku në teatrin e Ballkanit
Në parathënien e botimin të fundit dramaturgjik “Allegreto Albania”, Stefan Capaliku i drejtohet lexuesit me një parathënie “Fort i dashtun lexues”... ku sqima prej një shkrimtari që njeh një trashëgimi të brishtë teatrore e shtyn të besojë dhe të ironizojë për të bërit teatër në këtë vend. Megjithatë, drama e tij “Allegreto Albania” fitoi një çmim kombëtar, dhe u vu në skenë sezonin e kaluar në Teatrin Kombëtar. U prit mirë nga publiku, është vlerësuar relativisht pak nga kritika, më shumë çështje miqësie, pasi “armiqtë” dihet se këtu shajnë klubeve me teke konjaku para.
Pra, drama e Çapalikut që ironizon me ngujimin shqiptar, të vetmen farë të trashëguar nga Kanuni, pa ndonjë jehonë të madhe në kryeqytetin shqiptar, dje bëhet e ditur se është përfshirë në antologjinë e dramës ballkanike me titullin “Drama bashkëkohore nga Ballkani”. Antologjia u prezantua gjatë një debati mbi teatrin e sotëm “Ballkani midis realitetit dhe piktoreskes”.
E përbërë nga gjashtë tekste të përzgjedhura nga Andrea Dmitru, kryeredaktore e revistës “Teatri sot”, kjo antologji u botua në kuadër të bienales ndërkombëtare të teatrit “Netët dhe ditët e teatrit evropian” në Rumani.
Pjesët janë të shkruara nga gjashtë autorë të sotëm si Biliana Serblianoviç dhe Milena Markoviç nga Serbia, Goran Stefanovski dhe Dejan Dukovski nga Maqedonia, Hristo Bojtçev nga Bullgaria dhe Stefan Çapaliku nga Shqipëria. Dramat e botuara në këtë antologji janë “Një tragjedi familjare” (B. Serblianoviç), “Shinat” (M. Markoviç), “Hotel Evropa” (G. Stefanovski), “Orkestra e Titanikut” (H.Boitçev), “Allegretto Albania” (S. Çapaliku) dhe “Vampiri i fundit ballkanik” (D. Dukovski). Komedia “Allegretto Albania” u përkthye në rumanisht nga Marius Dobresku, i cili është promovuesi më i njohur i letërsisë shqipe në Rumani. Antologjia është pjesë e një kolane me pjesë të zgjedhura teatrale nga e gjithë bota që po botohen prej shtëpisë botuese “Camil Petrescu” dhe është e pajisur me shënime kritike dhe parathënie nga Doina Papp dhe Iona Ieronim. Libri gjendet tashmë në tregun rumun dhe është shpërndarë në të gjitha teatrot e Rumanisë.
Ajo që tërheq vëmendjen në këtë njoftim është debati mbi teatrin sot, ku dramaturgu Stefan Çapaliku i ka paraprirë në botimin e tij, “Allegreto Albania”. Mjafton të kujtojmë për “të dashtunin lexues” përpjekjen që bën dramaturgu për të hedhur dritë mbi trashëgiminë teatrore dhe rrugën e sotme të teatrit shqiptar, duke e lidhur edhe me njohjen e eksperiencës botërore.
“Bashkëjetesa në një teatër kishte me qenë një ndër gjanat ma të pamunduna të kësaj bote dhe një ndër tragjeditë ma të përsëritshme të të gjitha kohnave. Asht ky një territor i ngushtë, i thellë e me shumë kthina e të marrun fryme. Për atë që ka pas rastin të hyjë në shpinë të skenës e të shohë me sytë e vet se çfarë rrangallash fshehen mbas kadifes vishnje të siparit, asht e qartë se për çfarë po flas. Për të tjerët teatri vazhdon, për çudi, të mbetet një iluzion”, - shkruan Çapaliku.
Veçanërisht drama “Allegreto Albania” bën fjalë për një familje, e cila është e ngujuar për gjakmarrje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja. E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet ka nisur stina koncertore “Allegretto Albania”.