Korçë: Krijohet lidhja e grave votuese për më shumë barazi gjinore
Në kuadër të projektit "Ne udhëheqim, ne votojmë", i financuar nga UNIFAM, dje në qytetin e Korçës u krijua Lidhja e Grave Votuese, misioni i së cilës do të jetë ngritja në një shkallë më të lartë e përgjegjësisë politike për pjesëmarrjen e grave në votime dhe respektimi i kuotës së përfaqësimit të tyre në masën 30% në zgjedhjet e ardhshme. Klara Çelo, drejtuese e shoqatës "Gruaja korçare", tha gjatë takimit të organizuar me këtë rast, se kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për barazi mes burrave dhe grave, për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur.
Sipas saj, bashkitë më të cilat do të aplikohet fushata ndërgjegjësuese e Lidhjes së Grave Votuese, do të jenë ajo e Korçës dhe e Bilishtit. "Në këto dy bashki, ne do të mobilizojmë gratë për t'u bashkuar si elektorat politik, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, evokimit kundër votimit familjar dhe rritjen e vëmendjes së kandidatëve ndaj çështjeve të barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në nivel vendor", Çelo. Në takim, u referuan katër tema nga gra juriste për respektimin e të drejtave të njeriut dhe në veçanti të grave, për të sensibilizuar sa më shumë gratë korçare lidhur me përgjegjësinë e votës si dhe prezencën e personalitetin e tyre në vendimmarrje.