PD: Rama mashtron fermerët me heqjen e akcizës së naftës
Partia Demokratike i ka konsideruar mashtrim deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për heqjen e akcizës së naftës për fermerët. Rama mashtron fermerët me heqjen e akcizës, pasi kjo skemë është korruptive'', u shpreh zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, duke shtuar se Rama po u deklaron fermerëve se do heqë akcizën e naftës, çka do të thotë bëhuni gati se do mbush xhepat me naftën tuaj.
Sipas Mëhillit, skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë të PS mbushën xhepat e tyre, ndërsa fermerët vetëm naftë që s'panë me sy. Rama u premton fshatarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion, tha Mëhilli.