Leskaj: Aplikimi për në BE, i vonuar
Kryetarja e grupit të PS, Valentina Leskaj deklaroi se aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE është i vomuar. Më në fund Sali Berisha ka bërë atë çka ne kemi sugjeruar e kërkuar që nga muaji Shtator i vitit të kaluar, u shpreh Leskaj, duke theksuar se është vonë, por më mirë vonë se kurrë. Sipas saj, Berisha bëri nëntë muaj me vonesë, atë që duhet ta kishte bërë më parë pa pritur fushatën elektorale.
Duke qenë se themelore për integrimin, janë standardet, garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme si kushti i parë politik për një demokraci funksionale, si kriter i anëtarësimit në BE, Leskaj i ka kërkuar qeverisë që të ofrojë gjitha garancitë për procesin duke filluar nga dokumenti i identifikimit, kartat e identitetit dhe gjithë elementët e tjerë. Në emër të PS dua të garantoj se pas fitores së 28 Qershorit, Qeveria e Re, e cila ka në themel të programit të saj integrimin e vendit, do marrë të gjitha masat dhe do ketë angazhimin maksimal për ta bërë vendin tonë anëtar të BE duke plotësuar ëndrrën 18- vjeçare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, përfundoi Leskaj.