Rama u premton fermerëve të Juglindjes, prodhime të tregtueshme pas zgjedhjeve

Programi i PS siguron kontrollin e imputeve bujqësore
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke vijuar prezantimin e Programit të Ri të socialistëve në komunën Buçimas të Pogradecit dhe komunës Hoçisht të Korçës deklaroi se me krijimin e agjencisë së biznesit agrar do të ketë impute bujqësore të kontrolluara dhe nuk do të ndodhë më pas 28 qershorit që prodhimet bujqësore të jenë të patregtueshme për shkak të farërave apo pesticideve. Do të ngremë një Agjenci të Biznesit Agrar, e cila do të kontrollojë cilësinë e këtyre imputeve, që do të japë informacion të rregullt mbi tregun dhe çmimet, e cila do të ofrojë shërbime bujqësore dhe veterinare, do të garantojë origjinë e produkteve, dhe do të nxitë profilizimin e biznesit agrar dhe rajoneve bujqësore, premtoi Rama, duke vijuar se besojmë tek domosdoshmëria e zhvillimit të fshatit. Besojmë tek nevoja e familjeve që jetojnë në fshat për tu kthyer në biznese agrare. Besojmë tek një fshat i mirëqenë, për të patur çmime të arsyeshme në qytetet e Shqipërisë. Sipas tij, krijimi i kushtet të biznesit agrar, do ti kthejë kursimet që vijnë nga emigracioni, jo thjesht për të mbajtur frymën gjallë, por në kursime që do të vijnë për investime në ekonominë e re të familjes në fshat. Sot Shqipëria është e varfër, sot Shqipëria është e papunë, por nuk mund ta pranojmë kurrë që Shqipëria e fëmijëve tanë të mbetet, po kjo. Për këtë arsye na duhet ky bashkim i ri, për këtë arsye na duhet fitorja më 28 Qershor, për këtë arsye na duhet kjo politikë e re ndryshimi, u shpreh Rama, duke iu drejtuar banorëve të komunës së Buçimasit. Kreu i opozitës në vijim të prezantimit të Programit të Ri në komunën e Hoçisht të qytetit të Korçës, duke folur para një mase të madhe fermerësh e bujqish është shprehur se të gjitha ato çka programi i socialistëve përmban nuk janë premtime, duke dashur të bëjë diferencën me atë çka ka ndodhur në 18 vjet, premtime që bëhen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, e që nuk realizohen të nesërmen në qeverisje. Ne do të hapim një epokë të re për fshatin. Duke ndërtuar një hartë të produkteve dhe rajoneve bujqësore, duke u fokusuar së bashku në çdo rajon, për atë numër produktesh, që janë produktet më të arsyeshme dhe më të vlefshme për rajonin dhe duke bërë që në atë drejtim ndihma jonë të jetë konkrete, të jetë financiare, ndërkohë që dhe kontributi juaj të jetë konkret, u shpreh kreu i opozitës, duke shtuar në këtë kuadër se do të thotë që nesër të mos gjendemi më as përpara kapicave të grurit që kalbet mes lagjeve, apo përpara sasive të mëdha të prodhimit që hidhen në lumë, por ta kemi Shqipërinë të ndarë në rajone dhe çdo rajoni, ti japim mbështetjen maksimale për ato që janë prodhimet më të arsyeshme në atë rajon. Sipas tij, në këtë mënyrë do të shkojmë shumë më përpara, ashtu si kundër do të bëjmë çmos që ju të mos jeni më pre e imputeve skarco, të mos jeni më pre e farërave, fidanëve, pesticideve, fertilizuesve skarco. Pa asnjë dyshim do të vijnë të tjerë këtu, do të shikoni gjithë këto ditë dhe në vijim, se si lumi i premtimeve do të fryhet, sepse fushata elektorale thuajse ka filluar. Me siguri shumëkush ndër ju do të mendojë, ja edhe një herë tjetër e njëjta histori. Na kërkojnë votat, do të na i marrin dhe ne do të mbetemi po këtu ku jemi, siç na ka ndodhur më parë, tha Rama, duke iu drejtuar se banorëve të komunës së Hoçishtit. Në vijim Rama u shpreh se unë ju siguroj vetëm për një gjë, se nuk jam këtu me miqtë e mi dhe bashkëpunëtorët e mi, që tju marrim votat, të ndërrojmë një kryeministër me një tjetër, ca ministra me ca të tjerë, ca pushtetarë të dorës së dytë e të tretë me ca të tjerë në gjithë Shqipërinë e pastaj ju të shikoni në televizor edhe 4 vite të tjera të njëjtën shfaqje, të njëjtin avaz, të njëjtat fjalë e të njëjtat sherre. Sipas kreut të opozitës, në këtë kuadër objektivi më i madh që socialistët i kanë vendosur forcës së tyre për të qeverisur, është ndryshimi i të ardhmes për të nesërmen e fëmijëve tanë. Kryetari i PS gjatë këtij turi elektoral ishte i shoqëruar dhe nga drejtuesve të lartë të kësaj partie si Blushi, Majko, Dalipi e Ahmetaj.