E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, braktiset sërish shkolla e re

 

KORÇE - Vetëm tri ditë pas fillimit të mësimit në godinën e saporikonstruktuar të shkollës 9–vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë, mësues e nxënës kërkuan të largohen urgjent prej saj. Lagështira e mureve të saposuvatuar përbën një rrezik për shëndetin e mbi 800 nxënësve dhe mësuesve të saj. Alarmi është dhënë nga prindërit, të cilët janë mbështetur edhe nga mësuesit. Sipas tyre nëpër klasa kishte nivel të lartë lagështie. Bordi i prindërve kërkoi ndërhyrjen e Drejtorisë së Arsimit për ta zhvilluar mësimin në turnin e dytë në mjediset e katër shkollave të tjera ku ata kanë vijuar mësimin deri javën e kaluar. Laborantët e Shëndetit Publik konkluduan se niveli i lagështisë ishte shumë më i lartë se sa normat e lejuara. Rikonstruksioni i shkollës nisi vitin e kaluar, por gjatë gërmimeve u zbuluan eshtra të klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë të Kishës së Vjetër të Shënkollit, gjë që u bë shkak për ndërprerjen e herëpashershme të punimeve.                                  j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›