Marshi funebër i perverspolitikës
Petrit Vasili
Ndoshta si kurrë më parë në jetën konvulsive të një Shqipërie që mëton të ndryshojë, po shfaqet në mënyrë mjaft ofensive përplasja mes politikës që realizohet mes ideve dhe politikës që gjallon, jeton dhe vdes mes perversitetit dhe blerjes. Zgjedhjet që lamë pas, por edhe postzgjedhjet që po jetojmë, po tregojnë qartë se kjo përplasje shumë e rreptë midis këtyre dy filozofive vazhdon, por fituesi duket qartë se është në anën e ideve dhe jo të parimeve të politikës perverse, se “çdo gjë ka një çmim” dhe duhet gjetur sa më parë ai. Po le të tregohemi sa më konkretë, sepse në këtë mënyrë lexuesi i nderuar do të na kuptojë shpejt dhe qartë. Para 28 qershorit, LSI në mënyrë të veçantë iu drejtua qytetarëve duke u nisur nga një kredo shumë konkrete, morale dhe ku ndershmëria e komunikimit ishte absolute. Kredo ishte të bindte ata se LSI kishte të qartë se nga se vuante vendi dhe t’u krijonte bindjen qytetarëve se LSI kishte programin, njerëzit dhe liderin që mund ta realizonin këtë. Konsekuente deri në sekondën e fundit të fushatës, LSI e përmbushi këtë mision sa politik dhe qytetar në mënyrë sistematike, pa mëdyshje, duke imponuar një formë komunikimi nëpërmjet ideve dhe rezultatit, fillesat shumë pozitive të së cilës kishin qenë edhe kyçi i fushatës së jashtëzakonshme fituese që Ilir Meta udhëhoqi në krye të PS-së në vitin 2001. Të gjithë kujtojnë mirë atë fushatë të bazuar vetëm mbi arritje konkrete dhe ishte e para e llojit të saj për nga impostimi filozofik që e udhëhoqi atë. Kërkush nuk mund të thotë dot të kundërtën dhe pozitiviteti dhe pasuria ideore dhe programore e fushatës së LSI dhe simbolika e Planit për Veprim të saj, janë fenomene të një politike që revolucionarizojnë idetë dhe përmbajtjen morale të politikës shqiptare.
Edhe PD-ja përgjithësisht u përpoq të ecte në rrugën e një filozofie të tillë. Ishte e pashmangshme një lloj teprimi që vinte nga qenia në pushtet si dhe një zmadhim dhe emfazë politike që lidhej me nevojën për të nxjerrë në plan të dytë mosarritjet dhe ndonjë premtim të pambajtur. Besnike e idesë se realizimet dhe premtime të tjera të mëdha për realizime të reja nën frymën e një optimizmi ofensiv, por gjithsesi konkret ishte forma që PD-ja zgjodhi duke mos përdorur pothuajse asnjëherë strategjinë e blerjeve të kundërshtarëve të krahut të saj politik, apo të dizinformimit për qëllime të ngushta të luftës brenda krahut. Realizimi i një marrëveshjeje politike me shumë parti ishte reflektimi racional i PD-së për maksimizimin e votës në kushtet e një kodi të gabuar, por të favorshëm në radhë të parë dhe mbi të gjithë për PD-në, veçanërisht në ato zona ku përfaqësimi i saj kishte qenë i vështirë dhe problematik sidomos në jugun e vendit.
Ndryshe nga të gjithë dhe krejt ndryshe nga sa do të priste edhe më naivi analist politik, PS-ja ndërtoi një fushatë tërësisht parapolitike dhe diversisve ndaj partnerëve të krahut politik. Krejtësisht e çorientuar në objektivin madhor të prioriteteve të luftës politike e gjithë PS u vu në funksion të një objektivi personal të kryetarit të PS, i cili orientoi të gjithë veprimin e tij jo në betejën e pashmangshme me PD-në, por në një betejë për jetë a vdekje me LSI dhe Ilir Metën. Viktima të matematikave dhe alkimive që do të zhduknin LSI-në, Rama dhe PS-ja zhvilluan fushatën më të dështuar në historinë e tyre dhe mbi të gjitha Rama e vuri PS-në me shpinë nga kundërshtari që ishte PD-ja dhe dorëzoi të gjithë fushën e betejës duke pranuar humbjen pa luftuar. Pas kompromiseve okulte për Kushtetutën dhe dhuratës së helmuar që PD-ja i bëri Ramës duke pranuar kodin e propozuar prej tij, kryetari i PS-së përfundimisht zëvendësoi betejën e hapur dhe të ndershme politike me pervers politikën e blerjes së gjithçkaje me moton çdo gjë ka çmim.
Në funksion të kësaj, kryetari i PS-së bleu me sa mundi çdo karakter të dobët që gjeti në qarkullim, vuri në lëvizje shuma marramendëse parash të dyshimta dhe që vinin nga kanale tepër të errëta, duke përdorur një strategji shumë të prapambetur të dizinformimit intensiv të llojit të luftës së ftohtë të viteve ‘60. Shpërdorimi i mediave dhe zhvlerësimi i tyre nga kryetari i PS-së, duke u vënë në shërbim të klientëve mediokër dhe pa asnjë histori as profesionale dhe as politike me të majtën dhe PS-në, solli modelin e medias së kontrolluar dhe tërësisht të kapur antitezë e plotë me politikën e re, ndonëse imagjinare aq shumë të shqiptuar vend e pa vend.
Refuzimi kategorik nga ana e kryetarit të bashkisë e çdo mesazhi çtensionimi nga LSI dhe faktorë të tjerë të së majtës që lidhej me prioritetin madhor të fitores së opozitës, ishte në funksion të strategjisë së tij të kapjes së shtetit nëpërmjet votës dhe individëve të blerë. Besimi i çartur i kryetarit të Bashkisë tek elektorati dhe individët mercenarë, pra të superpaguar ishin edhe kryedështimi i PS-së, e cila besoi edhe ajo për një çast se ky pazarxhi profesionist që ia del të blejë edhe ndonjë kryetar bashkie moralprishur të LSI-së, tutje tëhu mund të blejë gjithë vendin dhe fitoren e zgjedhjeve. Negativizmi absolut ndaj çdo lloj komunikimi politik dhe interpretimi i trashë se kjo ishte shenjë dobësie nga ana e LSI-së, ishin prova se kryetari i bashkisë kishte përveç qëllimeve të liga ndaj LSI-së dhe të majtës edhe një paaftësi proverbiale në menaxhimin politik të situatave, duke mos kuptuar asgjë nga zhvillimet politike dhe nga forca konkrete e LSI-së në terren.
Kryetari i Bashkisë Tiranës u përpoq me çdo mjet të denatyronte një PS, e cila nuk kishte lindur mbi bazën e perverspazareve, por të sakrificave të mëdha dhe të ndeshjeve të ashpra politike, ndaj kjo amalgamë rezultoi një hibrid që ishte shumë larg nga PS-ja e origjinës së saj, në një PS të “politikës së re”, pa identitet dhe e demotivuar, apo më keq akoma e motivuar në mënyrë të shëmtuar me para.
Rezultati i zgjedhjeve krijoi një klasifikim që dënonte rëndë perverspolitikën, duke vlerësuar vetëm ata që iu drejtuan qytetarëve me alternative.
Marrëveshja LSI - PD ka vënë në panik të madh këtë soj politike, por edhe promovuesit dhe financuesit e saj, për këta të fundit mbase ka ardhur momenti që të hidhet sa më shumë dritë nga ata që kanë detyrimin ligjor për ta bërë këtë, sepse jo çdo gjë ka çmim dhe aq më pak morali i një populli të tërë.
Ky mirektim i ri parimor që i bën shërbim stabilitetit dhe qetësisë është sigurisht në konflikt të ashpër me perversitetin e destabilizimit dhe kaosit që kërkon kryetari i Bashkisë së Tiranës për arsye të dështimit të tij personal si dhe të dështimit të modelit të tij mostër të një Shqipërie me një njeri të vetëm dhe që do të duhej të ishte vetëm ai. Ky model ka vetëm një ndëshkim “vetminë e madhe” të pashmangshme.
Do të duhet që të hidhet dritë edhe për paratë publike bashkiake të shpërdoruara për të blerë njerëz të dobët apo njerëz në hall të madh, apo që kanë vuajtur edhe për bukën e gojës.
Kjo shkundje e ujërave të qelbura të perverspolitikës “çdo gjë ka çmim”, u ka bërë mirë të gjithë edhe atyre që shitën shpirtin për të apo edhe atyre të tjerëve që qorrazi dhe për hir të emblemës së Parisë Socialiste u vunë në shërbim të saj.
Shfaqja mbaroi në 28 qershor, tani është momenti madh i marshit funebër të vdekjes përfundimtare të perverspolitikës.