Korçë, dy të rinj vepra të turpshme me 9-vjeçarin
KORÇE - Një fëmijë 9 vjeç i shpëtoi dy të rinjve pedofilë, të cilët pasi e nxorën me mashtrime jashtë qytetit, tentuan të kryejnë marrëdhënie me të. Britmat e të miturit i ka trembur djemtë 30 dhe 22 vjeç duke i detyruar të heqin dorë nga veprat e tyre të turpshme. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen Radanec të Korçës. Blutë bënë të ditur se njëri nga përdhunuesit, Petrit Hoxha, 30 vjeç, është arrestuar ndërkohë që është identifikuar bashkëpunëtori i tij në këto veprime të turpshme dhe po punohet për kapjen e tij. Sipas burimeve, i mituri është joshur duke i afruar një sanduiç dhe më pas është mikluar edhe me ëmbëlsira. Djemtë e kanë marrë më pas me makinën e tyre dhe janë larguar jashtë qytetit. Pasi e kanë çuar në një vend si pyll, i kanë hequr rrobat kanë filluar të kryejnë veprime të turpshme e më pas të tjera më të avancuara. Djali është tmerruar dhe nga dhimbjet e mëdha ka filluar të qajë e ulërasë. Kjo gjë me sa duket i ka trembur dy të rinjtë të cilët janë tërhequr. Fëmija i frikësuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar gjithçka nënës së tij. Ajo së bashku me bashkëshortin kryen menjëherë denoncimin në polici. Bazuar në rrëfimin e të miturit, por edhe të informacioneve të marra në rrugë operative nga banorët e lagjes ku jeton djali dhe që e kishin parë mjetin që e mori vogëlushin, arritën që brenda disa orëve të identifikonin autorët e ngjarjes dhe të arrestonin njërin prej tyre. Ndërkohë fëmija është çuar për vizitë mjekësore, nëdrsa do t'i afrohet edhe një psikolog, për ta ndihmuar të kalojë pasojat e ngjarjes që përjetoi. j.gj