Zbardhet vjedhja e 180 milionë lekëve
Është shuar shpejt ëndrra e tre personave nga qyteti i Elbasanit për t‘u bërë milionerë. Nuk kanë kaluar katër muaj që një shumë e madhe parash e vjedhur prej tyre t‘i "dekonspirojë", pasi në gjurmë të tyre ka rënë Policia e Elbasanit dhe prokuroria e këtij rrethi që ka çelur me urgjencë çështjen penale nën akuzën e "vjedhjes me dhunë të pasurisë së tjetrit".
Ngjarja e ndodhur në muajin qershor në Durrës është zbardhur vetëm pak ditë më parë, kur policia ka bërë të mundur identifikimin e të paktën njërit prej grabitësve. Ishte ora 7:00 e mëngjesit të 8 qershorit kur një burrë i moshuar u sulmua nga tre persona, të cilët, pasi e qëlluan me grushte, shqelma dhe mjete të forta, i grabitën një shumë të madhe parash prej 18 milionë lekësh të reja. Viktima e vjedhjes është 62-vjeçari me inicialet Ç.K. nga lagjja nr.1 e qytetit bregdetar. Mësohet se ishin kalimtarë të zakonshëm ata që më 8 qershor të këtij viti, afër qendrës së Durrësit, kanë parë të shtrirë një të moshuar që fliste ende. Pas ndihmës së parë, ai është dërguar shpejt në spitalin e Durrësit, ku në kontaktin e parë me uniformat blu ka mundur të tregojë se çfarë i kishte ndodhur.
Kallëzimi për vjedhje me dhunë i 62-vjeçarit nga qyteti i Durrësit e ka vënë në alarm edhe Policinë dhe Prokurorinë e Qarkut të Elbasanit, pasi, sipas të dhënave paraprake, grabitësit kishin qenë banorë të Elbasanit. Mësohet se tre personat, pasi kanë rrahur dhe goditur me sende të forta të moshuarin, i kanë rrëmbyer atij të gjitha paratë që mbante në një çantë të zakonshme. I moshuari, me porosi edhe të djemve emigrantë në Greqi, kishte mbledhur të gjitha paratë e tyre për t‘i depozituar në një nga bankat e qytetit. Por nuk ka bërë më tepër se disa minuta rrugë në këmbë dhe ka rënë pre e tre grabitësve. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, të moshuarit durrsak i janë grabitur me dhunë 18 milionë lekë të reja dhe personat që kryen këtë grabitje janë nga qyteti i Elbasanit. Ç.K bëri kallëzim për ngjarjen në Policinë e Durrësit, e cila ka shpërndarë identikitet e vjedhësve në shumë komisariate policie, por duke iu afruar më tepër për ngjarjen personave nga qyteti i Elbasanit.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, pas një pune hetimore të agjentëve të policisë është përcaktuar se njëri nga tre vjedhësit është 30-vjeçari me inicialet A.S., emri i të cilit nuk jepet i plotë për arsye të hetimeve. Organet kompetente po përpiqen të zbardhin të plotë ngjarjen, ndërkohë që 30-vjeçari nga Elbasani është shpallur person në kërkim. Paralelisht me policinë, mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka dokumentuar kallëzimin e bërë nga 62-vjeçari durrsak dhe është hapur çështja penale në ngarkim të tre personave që akuzohen për këtë vjedhje. Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit nuk jep asnjë informacion për ngjarjen, duke mbajtur të fshehtë edhe emrin e prokurorit të çështjes, duke e konsideruar atë me shumë rëndësi.