E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, i arrestuari mohon vrasjen e 53-vjeçarit

 

KORÇE - I arrestuari për vrasjen e 53-vjeçarit Ferat Zenuni, në fshatin Rehovë të Korçës vijon të mos pranojë autorësinë e krimit. Ndonëse policia bën të ditur se ka prova të mjaftueshme për mbajtjen në qeli të 21–vjetarit, Zalo Xite, ky i fundit pretendon pafajësinë. Megjithë këmbënguljen e tij për t’u zhveshur nga përgjegjësia penale, policia e Korçës bëri të ditur se ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në qeli. Mësohet se në kërkim është edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Të njëjtat burime thanë se i kërkuari rezulton të jetë bashkëpunëtor në vrasjen me mjete mprehëse të 53-vjeçarit. Pas veprimeve procedurale në vendin e ngjarjes, policia arriti në konkluzion se viktima ishte vrarë. Në shtëpinë e tij janë gjetur gjurmë të një përleshjeje që ka pasur viktima me vjedhësit, shenja gishtash, fije floku, por edhe një mjet prerës që ishte hedhur afër banesës së viktimës. Një pjesë e provave janë analizuar në laboratorin e Korçës dhe disa prej tyre për siguri janë çuar edhe në Laboratorin qendror të Ministrisë së Brendshme.                     j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›