E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, interneti bllokon aplikimet

Korçë- Gjatë të hënës ndonëse një ditë zyrtare pushimi zyra e aplikimit për kartat e identitetit në bashkinë e Korçës ka qenë e hapur. Por mungesa e internetit ka bërë që punonjësit aty të qëndronin formalisht ashtu si ka ndodhur rëndom të paktën në katër ditët e fundit. Prefektja Zefi ka vendosur që të aplikojë për kartën me bashkëshortin e saj, ndërsa është përballur me mbylljen e derës. Duket se situata është rënduar edhe më tepër kur punonjësit nuk i kanë shërbyer Zefit për t'i marrë shenjat e gishtave dhe kryer procedurat e nevojshme, ndonëse ajo ka qenë e pajisur dhe me kuponin pranë filialit të postës shqiptare.

Mungesa e internetit, sipas shpjegimeve që i kanë dhënë punonjësit, ka shkaktuar dhe bllokimin e procesit të punës. Në Korçë për më shumë se katër ditë nuk ka funksionuar interneti, çka do të thotë se është ndëprerë aplikimi. Pas ngjarjes, prefektja ka dalë në një konferencë shtypi duke iu bërë thirrje drejtuesve të komunave dhe bashkive në të gjithë qarkun e Korçës të jenë mbështetës të këtij procesi mjaft të rëndësishëm për shqiptarët. Në Korçë duhet theksuar se ky proces ka nisur në 15 shkurt, ndërsa nuk është prodhuar ende asnjë kartë identiteti ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›