E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, kontrolle për pijet e festave të fundvitit

Kontrolli i cilësisë nëpërmjet analizave kimike, përfshin përmbajtjen dhe nivelin e alkoolit si dhe falsitetin e pijes
KORÇË- Pijet alkoolike, të cilat qarkullojnë në treg me rastin e festave të fundvitit, do të kontrollohen për cilësinë e tyre, para se të përfundojnë te konsumatori. Kreu i Inspektoratit ushqimor për rrethin e Korçës, Arben Gjata, tha dje sejanë ndërmarrë kontrolle për pijet alkoolike që hidhen në treg me shumicë, me rastin e festave të fundvitit, pasi mund të spekulohet me cilësinë e tyre. Ai sqaroi se ky aksion i inspektoratit të ushqimit, është ndërmarrë para festave, me qëllim që të mos tregtohen pije alkoolike jashtë standardeve të cilësisë dhe që mund të rrezikojnë konsumatorin. Kryeinspektori Arben Gjata, tha se janë marrë kampione nga pikat e prodhimit të pijeve alkoolike, me qëllim për t'iu nënshtruar analizave laboratorike. "Kemi marrë mostra nga tetë pika të prodhimit të pijeve alkoolike dhe jemi në pritje të rezultateve të analizave për zonën e Leskovikut dhe një pjesë të këtyre fabrikave në qytet. Kontrolli i cilësisë nëpërmjet analizave kimike, përfshin përmbajtjen dhe nivelin e alkoolit, të përbërësve të ekstrakteve, falsitetin e kështu me radhë. Nga anatjetër, do të kryejnë kontrolle në treg bashkë me tatimorët edhe ndaj tregtarëve ambulantë, pasi në këtë periudhë, në treg qarkullojnë dhe hidhen edhe prodhime artizanale të pijeve alkoolike",- tha Gjata. Sipas tij, nga analizat paraprake në laborator, për një pjesë të firmave nuk është konstatuar asnjë problem, megjithatë janë në pritje dhe përgjigjet e tjera. Ai nuk e përjashton mundësinë e bllokimit të pijeve që janë aktualisht në treg, por deklaron se masat do të merren brenda pak ditësh, kur do të nxirren edhe rezultatet e analizave kimike. Ndërkaq, për t'i paraprirë hedhjes në treg të produkteve të firmave prodhuese që janë nën kontroll, po mbahet në mbikëqyrje të përditshme tregu, ku janë lejuar të shiten prodhimet efirmave, të cilat e kanë kaluar këtë kontrolltë Inspektoratit të ushqimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›