E Hënë, 2 Nëntor 2026

Loutraki: Të fshehtat e tenderit të kazinosë së Tiranës

27/05/2005  Intervistë me Andonis Steriotis, president i “Club Hotel

Cazino Loutraki”

Andonis Steriotis, president i “Clab Hotel Cazino Loutraki” flet për të fshehtat e tenderit, takimet me ministrin Malaj, befasitë, të dërguar të çuditshëm që u kërkonin largimin nga Tirana nëse dëshironin të fitonin diçka, fitoren e atyre që ofronin 10 milionë euro më pak. Denoncimet dhe padia, humbjen e rrallë, ndonëse ofruan tenderin.

Si e shihni situatën pas tenderit për kazinonë në Tiranë?

Ne ndjekim me shumë interes çdo lajm që jep media shqiptare, sepse prej kohësh kemi arsyet tona për ta bërë këtë. Shikoj që në media paraqitet sikur është njëlloj “lufte” midis dy kazinove greke.

Doja të thosha se ne nuk e shikojmë atë që po ndodh si një

luftë ndërmjet dy kazinove greke, as si luftë të “Club Hotel Lutraki” me qeverinë shqiptare, sepse nuk është puna e këtyre bizneseve të bëjnë një gjë të tillë, puna e tyre është të kenë ide dhe strategji të qarta për të arritur qëllimet. Nuk kemi asnjë arsye, sepse ne jemi një shoqëri shumëkombëshe dhe janë të njohura të gjitha bizneset tona. Ne jemi bashkëpunëtorë me 6 banka austriake dhe, sidomos me kazinonë më të madhe të Austrisë dhe marrim pjesë edhe në shumë shoqëri të tjera. Morëm vendimin që të shkojmë në Shqipëri për të kërkuar të drejtën e lejes për kazinonë e Tiranës. Këtë vendim e morëm si drejtuesit tanë në kazinonë e Austrisë, e cila është nëna e kësaj pune, e cila na ka

dhënë të drejtën që ne të veprojmë të lirë në Ballkan dhe në jugperëndimin e Mesdheut. E bëra këtë hyrje që ta kuptoni se si veprohet për të marrë një vendim nga shoqëria jonë. Nuk është Andonis Steriotis, apo një shoqëri greke që mban emrin “Klub Kazino Lutraki”, por është një vendim strategjik, për “përplasjen” e kazinosë së Tiranës. Bordi ynë drejtues dhe qeveria austriake është duke analizuar këtë fakt. Kjo, sepse kazinoja e Austrisë i përket shtetit austriak, nëpërmjet bankave si dhe ajo e Pireut, Eurobank dhe bankave izraelite. Kur i gjithë ky kalvar mësoi se çfarë kishte ndodhur në Tiranë, u habitën. Kërkesa jonë ishte një kërkesë e hapur dhe në rrugë shtetërore dhe u bë përpara syve të dhjetëra gazetarëve shqiptarë. U pa qartë se oferta jonë ishte më e larta dhe më e leverdisshme për qeverinë. Kur u mësuam se leja nuk na u dha, por ju dha kundërshtarëve, u ndjemë të fyer, të tallur, të zhgënjyer. Prandaj, vendosëm që të ndjekim të gjithë rrugët ligjore që do të na lejojnë të fitojmë atë që na takon. Gjërat janë shumë të thjeshta. Të gjitha këto lloj shoqërish të

kësaj fushe funksionojnë kështu në të gjithë Botën, ato besojnë se nuk do t’i marrësh nëpër këmbë. Nëse ndodh një gjë e tillë, ajo që do të presësh është reagimi. Dua që t’u them se, ne jemi një shoqëri e organizuar shumë mirë dhe se nuk jemi të rastësishëm dhe mbajmë vendin e parë në tregun grek prej dhjetë vitesh. Kazinotë në Greqi nuk kanë ndonjë histori të gjatë, ato kanë vetëm dhjetë vjet që funksionojnë. Kazinoja e Lutrakit për vitin e kaluar, së bashku me hotelin, kishte xhiron vjetore 203 milionë euro dhe fitimi ynë ishte 64 milionë euro. Jua them këtë se nga e gjithë kjo shumë që unë përmenda, shteti grek, i cili është dhe partneri më i madh, mori 100 milionë euro. Ai që fiton më shumë në të gjithë këtë punë, ashtu siç është në të gjithë botën, është shteti. Shoqëria jonë ka të punësuar 1600 njerëz, të cilët punojnë në një vend ku janë shpenzuar 120 milionë euro. Këto shpenzime nuk janë për një jetë. Dua t’u bëj me dije se ne sivjet do të dyfishojmë ambientet e kazinosë për nga sipërfaqja dhe deri në tetor-nëntor do të jetë gjithçka gati. Çdo gjë do të jetë akoma më luks, akoma më të rehatshme, do të jetë fjala e fundit e teknologjisë.

Çfarë ju shtyu të konkurronit për kazinonë e Tiranës?

Duke qenë se shoqëria jonë është një shoqëri që ka fitime, kërkon që të zgjerohet më tej dhe të kërkojë tregje të rinj dhe në këtë kuadër kërkuam që të shkojmë në Tiranë. Shkuam si gjithë të tjerët, pasi pamë lajmërimin në gazetën “Financial Times”. Në muajin shkurt paraqitëm dokumentacionin e nevojshëm. Përpara së të dorëzonim dokumentacionin shkuam në Tiranë dhe takuam ministrin e Financave, zotin Malaj. Ishte ditë e shtunë kur u

takuam në zyrën e tij. Ishim tri vetë. Së bashku me ministrin ishte dhe një zonjë, të cilën na e paraqiti si kryetare të tendrit që do të zhvillohej për kazinonë e Tiranës.

Cila ishte arsyeja që kërkuat takimin me ministrin Malaj?

E kërkuam këtë takim, sepse burime të ndryshme nga brenda Tiranës na informonin se kazinoja e Tiranës është dhënë pa filluar tenderi dhe se ky tender bëhej vetëm për t’ia dhënë shoqërisë “Hajatt”.

Bile dy ditë më parë se të takonim ministrin, kishim lexuar një shkrim te një gazetë shqiptare, ku zoti Berisha e kishte shprehur këtë gjë dhe akuzonte kryeministrin shqiptar, që ai është klient i rregullut i kazinosë “Hajatt”. Megjithatë, ne donim të tatonim pulsin e qeverisë shqiptare, nëse donte që ne të merrnim pjesë në këtë tender. Zoti ministër u shpreh se është kënaqësi që ne të merrnim pjesë. I them se mendohet të jetë dhe kazinoja e Austrisë, por nuk mundi të bënte gati dokumentacionin, por ajo mund të paraqitet në raundin e dytë. Këtë gjë ministri e priti me kënaqësi dhe ai donte që të merrnin pjesë në këtë tender emrat më të mëdhenj që të ishte e mundur. E pyetëm për shumë hollësira, si për shembull, sesi ka mundësi që Shqipëria nuk ka ligj se si do të funksionojnë kazinotë dhe bëhet një tender i tillë? Në të gjithë botën ndodh e kundërta. Formulohet ligji, a do të ketë biletë për të hyrë brenda, ose jo, sa do të jetë tatimi, dhe sa do të jenë taksat. Kur janë sheshuar të gjitha këto, atëherë bëhet tenderi që konkurrentët të kenë një ide të qartë se përse do të konkurrojnë. Zoti ministër na tha se, pasi të mbaronte faza e parë, diçka e tillë nuk u bë, na tha se komisioni do të shkonte të vizitonte këto kazino, të cilat kërkonin një leje të tillë, do të bënin ekspozita, do të bisedonin që të jepnim përvojën etj... Diçka e tillë nuk u bë kurrë. Të tjera dëgjuam, të tjera u bënë. Kur ne i kërkuam me shkrim që të pranonin që në fazën e dytë të ishte së bashku dhe kazinonë e Austrisë, ata këtë gjë nuk na e dhanë, por na vonuan një muaj për të na kthyer përgjigje, duke na thënë se do të merreshin parasysh vetëm rregullat e tenderit që ishin caktuar më parë. Pranuam në heshtje këtë fakt dhe thamë, nëse ne do të merrnim lejen do ta bëjmë ortake dhe kaziononë e Austrisë.

Pranuat në heshtje, pse nuk denoncuat dhe ku qëndronte frika juaj?

Sepse patëm frikë se mos na përjashtonin nga tenderi. Është një lojë ligjesh. Ne nuk shkuam drejt këtij tenderi si “debila”, që thuhet, kishim dëgjuar shumë dhe kishim marrë masat tona.

Kishim dëgjuar shumë dhe kishim mjaft oferta nga persona të ndryshëm që nuk dua t’i përmend, që na thoshin se ta linim Tiranën dhe të shkonim në Durrës, ose në Sarandë, ose ku të donim dhe do të ishte e jona. Na thoshin, se kjo është dëshira e drejtuesve të qeverisë.

Ndonjë emër?

Nuk u jap emra këtë çast, sepse nuk i kemi hapur të gjitha letrat. Janë shumë gjëra që nuk duhet të flasim, për momentin. Janë këto arsyet që drejtusit tanë i kanë bërë të ndjehen keq dhe vërtetojmë çdo çast se kjo histori ishte një histori e thurur keq. Siç e kini parë dhe vetë, kudo ne kishim dy ambasadorë me vete dhe nuk ishte e rastësishme, por ishte një mesazh ndaj qeverisë suaj. Dua t’u them se unë nuk jam politikan, jam zytar, jam përfaqësues dhe jam maja e piramidës që unë përfaqësoj.

U thashë dhe me parë dhe nuk dua dhe nuk mundem që të zbuloj gjithçka përpara jush. Unë po u jap ju sot disa pika me pikatore, që t’u vërtetoj se shumë herë nga shkurti e më pas kishim oferta që të linim Tiranën dhe të shkonim ku të donim ne.

Pas gjithë kësaj historie që na ndodhi në Tiranë, qeshëm. Ishte një e qeshur midis zemërimit dhe zhgënjimit. Natyrisht që dhe ne kemi përvojën tonë. Unë bëj pjesë në një shoqëri që ka 65 kazino në 15 vende të botës. Kemi parë shumë gjëra, por që të fitojë një shoqëri me një ofertë më të vogël se një tjetër që jep më shumë, e ndërtuar keq dhe shumë më e varfër se oferta jonë, dhe me mënyrën se si doli, është ekzemplar. Natyrisht që njoftuam eprorët tanë për të gjitha se çfarë ndodhi, pasi morëm dhe përgjigjen e

komisionit. Siç e mbani mend, tenderi u bë në datën 5 prill. Pasi morëm konfirmimin, ne bëmë një konferencë shtypi te hotel “International Tirana” në orën 14.30. Aty paraqitëm planet tona dhe të palës tjetër që e dëgjuam ne tenderin e zhvilluar më parë. Nuk është se ne paraqitëm në konferencën e shtypit konkurrentët e tjerë më poshtë seç ishin, sepse ne këtë e paraqitëm përpara gazetarëve dhe kjo ishte një gjë mjaf pozitive për ne, prandaj donim të tregonim përpara opinionit shqiptar, se cilat ishin të dy këto oferta. Me qëllim që opinioni të thoshte se kush duhet ta marre këtë leje në bazë të rregullave. Nuk do të na vinte keq nëse ne do të humbisnim një tender, sepse kjo është e natyrshme, sepse shoqëria jonë, Kazinoja e Austrisë, merr pjesë në 5-7 tendera në muaj. Kur gjërat janë të qarta dhe të drejta, atëherë çdo gjë është e hapur. Në tenderin e Tiranës, kompania tjetër ishte shumë herë më poshtë se ne në ofertën e saj ekonomikisht, jo vetëm ishte 10 milionë euro më pak se ne dhe këtë nuk u tha as një gjë nga qeveria apo nga komisioni i tenderit. Jo vetëm kjo, por dhe nga ana cilësore oferta e “Hajatt” ishte shumë më poshtë se e jona. Dua të theksoj se, oferta jonë ishte e bazuar profesionalisht, që si çdo kazino në botë është brenda një hoteli, ndërsa kazinoja e Tiranës do të ishte jashtë një hoteli, në një qendër ku rinia shkon dhe kalon kohën e lirë. Në asnjë vend të botës nuk do të lejohej një gjë e tillë. Një kazino ka dhe problemet sociale të saj, që të funksionojë dhe ju e dini shumë mirë këtë dhe, sidomos në Shqipëri. Ju thashë dhe më parë, që ndjekim mediat shqiptare me shumë kujdes dhe informohemi për gjendjen atje, po ashtu dimë se dhe shumë forca politike ishin kundër ndërtimit të kazinosë në atë vend, sepse kjo do të sillte dhe shkatërrime ekonomike të popullit etj., etj. Cila ishte oferta jonë, ishte për këtë problem? Ne do të shkonim në një hotel, do ta bënim atë me pesë yje, më konkretisht te “Tirana International”, dhe do të shpenzonim rreth 50 milionë euro, që ajo të bëhej dyfishi i asaj të sotmes, duke bërë këtë hotel më të shtrenjtin e Shqipërisë dhe të kishte një kazino luksi. Ne do të kishim klientë ata njerëz që do të vinin në këtë hotel, turistët që do të vizitonin Shqipërinë, të huajt që punojnë në Tiranë. Këta do të ishin klientët tanë dhe këtë ne e paraqitëm në kërkesën pranë komisionit të tenderit.

Çfarë tha shoqëria “Hajatt” për këtë problem?

Ne ofruam që 20% të xhiros vjetore ta merrte shteti shqiptar dhe 2% Bashkia e Tiranës. “Hajatt” nuk përmendi askund një gjë të tillë. Do t’u them diçka, që ju nuk e dini deri më sot. Tenderi u bë në datën 5 prill. Ikëm nga komisioni i tenderit në orën 14.00. Dhamë konferencë shtypi dhe u kthyem në Athinë. Në datën 6 prill, ditën e mërkurë, në orën 9 e 30 të mëngjesit, ra zilja e celularit tim dhe përkthyesja e komisionit të tenderit, nëpunësja e Ministrisë së Financave, e cila më tha: Zoti Sterioti, hajdeni në orën 12.00 të ditës se sotme në Tiranë përpara komisionit të tenderit, sepse duhet që komisioni t’u bëjë disa pyetje lidhur me biznesplanin. Siç e kuptoni, reagimi im ishte i logjikshëm dhe nisa të ngre zërin. Ishte mëse e qartë se çdo gjë ishte gatuar më parë. Pasi komisioni u largua në orën 14.00 të drekës, ka lexuar për tërë natën dy dosje super të mëdha, që kishin brenda Cd, Cd rom, skica arkitekturash, se si do të jetë kazinoja, biznesplani që është libër shumë i trashë, në të cilën parashikohet zhvillimi ekonomik për pesëmbedhjetë vjet të punës në vazhdim. Këtë gjë komisioni e bëri për më pak se njëzet e katër orë. E pabesueshme! U thashë se kjo është tallje. Sepse si është e mundur që unë të jem në Athinë të jem në orën 9 e 30 dhe në orën 12.00 të jem përpara jush. Menjëherë njoftova kolegët e mi, duke u theksuar se pala shqiptare donte ta mbyllte këtë temë menjëherë, sepse çdo ditë që kalonte gazetat shkruanin se oferta e Kazino Lutrakit ishte më e mira. Ministri i Financave na kishte thënë që në fillim se e gjithë kjo punë do të zgjaste rreth një muaj dhe do të studionin dosjet tona, më pas do e vinin të na vizitonin në Greqi, do të bisedonim së bashku dhe më pas do nxirrnin rezultatet. Ata donin që të nxirrnin përfundimin brenda 24 orëve, sepse oferta jonë ishte më e mira dhe donin që ta mbysnin. Atë që nuk kanë parashikuar mirë shqiptarët, ishte reagimi ynë. Ata në datën 6, donin të pyesnin hollësira, por ne shkuam ditën e premte në datën 8. Kuptuam nga pyetjet e tyre se ata nuk kishin lexuar fare biznesplanin. Po ta kishin lexuar biznesplanin, nuk do të mund të bënin asnjë pyetje, sepse shpjegohej më së miri aty. Të hënën ia kaluan ministrit të Financave dokumentacionin, ndërsa ai pa e lexuar fare, në atë çast e firmosi. Eshtë shumë rrallë që një tender i tillë ndërkombëtar të funksionojë me kaq shpejtësi.-------------

Dua t’u them dhe diçka tjeter. Ne kushtet e Tenderit thuhej se komisioni do te kishte dhe specialiste te fushes se arkitektures dhe dhe inxhiner ndertimi qe te studjonin skicat tona, si dhe specialiste te fushes ekonomike. U pa mese miri se komisioni i tenderit nuk kerkoje ndihmen e askujt. Po ashtu u pa dhe nga

dokumentacioni qe na dhane se nuk ka asgje te perbashket te ofertes s qe kemi bere ne me ate te “Hajatt”-it. Nuk tregohet se ne cilat pika ishin me te mira e më të këqia të palëve ose e kunderta. Ajo qe njihet nga te gjithe eshte se per Biznes Planin na dhane piket maksimale por kjo perbente 10 % e gjithe pikeve te pergjithshme. Ne cdo vend te botes ajo qe llogaritet me teper eshte Bines Plani. Ta zeme se ne nje vend si Mongolia do te ndertoj nje kazino. Mendja juaj do te thote se ai qe do te me teper para vendit tim do te marre kete leje. Keshtu funksionon ne te gjithe boten. Ata dhane me teper pike Biznes Planit por ne dhame 30 milion euro dhe jo 20. Numri tridhjet eshte me i madhe se njezeta, kjo nuk do mend, por ne na vleresuan vetem per Biznes Planin me te mire.

Cilat do te jene hapat tuaj?

Për momentin, presim pergjigje nga Ministria e Financave ashtu siç jane ligje shqiptare. Nese pergjigjia do te jete negative, do t’i drejtohemi drejtesise shqiptare. Ne te njejten kohe vendosenm qe te bejme publike ate qe ndodhi ne kete tender ne te gjitha instancat boterore si te Evropes se Bashkuar dhe me tej. Paralelisht, do ta bejme te ditur te gjitha oraganizmave si brenda Tiranes te Evropes se Bashkuar.(OSEBE?) Pjesen qe i takon organizmave evropiane e ka marre persiper ta bej Kazinua e Austrise. Te gjitha keto behen hap pas hapi me nje kurb ngjitjeje. Nese nuk do te merrnim dokumentat e tenderit na bene me teper te besonim se ky tender eshte nje komedi. Dhe keto dokumente ne i nisem dhe ne Austri qe ata t’i shihnin se çfarë u bë në Tirane. Ne nuk kemi asnje pergjigje zyrtare nga Ministria e Financave. Ne kemi bere nje kerkese dhe nuk kemi marre pergjigje as ne dhe as avokatet tane. Nese del dikush para medjave shqiptare dhe flet, per ne nuk eshte pergjigje zyrtare. E kam parasysh kete konfernce shtypi se jam njohur me te dhe na është

dukur qesharake. Do te ndjekim te gjitha rruget qe une

permenda me pare.

Mos kjo lojë që po bënë Ministria e Financave behet qellimisht qe te kaloj afati ligjor?

Nese nuk japin pergjigje sipas kerkeses sone ashtu sie kini pare dhe vete nepermjet televizionit, por dhe nepermjet avokateve austriake qe perdorem jane te zyres me te mire te Austrise dhe jo

pa qellim e bem kete. Nese nuk japi n pergjigje sipas ligjit qe eshte atehere as qeveria shqiptare nuk mund te jap lejen kazionos se “Hajatt”. Prandaj problemi nuk eshte i yni por i tyre. Nese zedhensi e paraqet gjendjen sikur shkon vaj, le te na e jap pergjigjen dhe ne me shkrim. Ai qe flet ne emer te ligjit nuk na

eshte pergjigjur ne verbalisht ne baze te ketij ligji. Ai ben deklarata perpara mediave por, per ne nuk ka bere nje gje te tille. Deri sot qe eshte data 22 maj nuk kemi marre asnje pergjigje. Natyrisht qe ne e kuptojme qe do te kete nderime te adminstrates shteterore, dhe kjo do te jete nje nder te tjera armet qe do te perdorin ne fushat elektorale. E njejta gje ndodhe dhe ne vendin tone. Duhet t’u them se pas takimit me zotin Malaj ne ishim entuziaste se gjerat do te shkonin mire. Po te mos kishim kete pershtypje nuk do te kishim marre pjese ne tender. Shoqeria punon e bazuar mbi nje bord shume te madhe dhe special, e bazuar mbi banka te fuqishme, prandaj ne lozim me letra te hapura siper tavolines.

Patet nderhyrje nga polikane shqiptare per kete problem?

Figurat politike nuk na erdhen te na takonin balle per balle, por vendosen te tjere qe kishin nje fare afrimiteti me ne. Domethene biznesmen shqiptare qe ne bisedonim per kete biznes. Dhe ata ne prune mesazhet qe te shkonim atje dhe atje. Kur moret vesh qe ishte dhene leja “Hajatt” pse nuk kerkuat te takonit kryeminstri. U thashe dhe me pare se ndonim te luanim me letra te hapura. Dhe rregullat e kesaj loje nuk mud te behen te pista. Natyrisht qe i di rrjedhojat dhe per kete marr masat emia dhe krijoj strategjin time. Nese dilte kryetari i opozites dhe e shprehte kete ,kjo nuk perbene per mua ate qe dua sepse nuk mund te behem viktime e politikes. Nuk mund ta them kete. Por ajo qe mund te them tani eshte se zoti Berisha kishte te drejte, dhe jo vetem ai por dhe te tjere. Çfare bera? Une hodha ne tryeze ne oferte qe ishte shume here me e mire se e pales tjeter qe te mos kishin asnje mundesi te thoshin jo. Dhe fjalet e ministrit me ngrohen sepose ai me tha qe me i miri do te fitoj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›