E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, vdes në burg i dënuari, po luante futboll

PEQIN- Një i dënuar në burgun e Peqinit, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i dënuari Arben Ruku, 38 vjeç, nga Berati, ka ndërruar jetë gjatë shoqërimit për në spitalin e rrethit të Elbasanit. Mësohet se i dënuari ka ndjerë shqetësime gjatë një loje futbolli në ambientet e ajrimit të burgut. Megjithë ndihmën e parë mjekësore që iu ofrua nga mjeku i institucionit, 38 vjeçari nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Arben Ruku ishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›