Korçë, paraliza çon drejt vetëflijimit 63 vjeçarin
/>Humbja e aftësisë për të ecur me këmbët e tij, ka çuar drejt vetëflijimit një 63- vjeçar të paralizuar. 63- vjeçari është gjetur nga bashkëshortja, ndërsa policia ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet e kësaj vetëvrasjeje të parë për këtë vit në rajonin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes vonë të së premtes, në fshatin Vloçisht të rrethit të Korçës. Andrea Kabashi, i cili prej disa kohësh ishte paralizuar, duke pasur ecejake të shumta në spital, ka vendosur ti japë fund jetës në mënyrë dramatike. 63- vjeçari që kishte konsumuar një martesë 40- vjeçare me gruan e tij, nga dhimbja e sëmundjes që e kishte lënë në shtrat, ka vendosur lërë këtë botë. Viktima ka shfrytëzuar kohën që gruaja ka qenë në gjumë, ndërsa është tërhequr zvarrë për të shkuar në një kasolle në oborrin e shtëpisë ë tij, vend ku dhe ka kryer aktin final. Ai është vetëvarur me litar, ndërsa gruaja e ka gjetur shumë kohë më vonë, kur gjithçka kishte marrë fund. Menjëherë e shoqja 60- vjeçare ka kërkuar ndihmën e disa të afërmve të saj, por megjithë transportin në spitalin e Korçës nuk është bërë asgjë e mundur që Kabashi të rikthehej në jetë. Policia e Korçës, ndërkaq ka nisur dhe hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa sipas saj viktima nuk ka pasur dhunë në trup, ndonëse lëvizja zvarrë nga shtëpia deri tek kasollja ka qenë mjaft e dyshimtë për ta. Duke iu referuar të njëjtave burime zyrtare të policisë, mësohet se depresioni dhe gjendja e vështirë shëndetësore në të cilën kalonte ditët Andrea Kabashi, e kanë detyruar këtë të fundit të vetëvaret.