E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, përforcohet argjinatura e Devollit

 

KORÇE - Me një fond prej 6.5 milionë lekësh, të financuara nga buxheti i shtetit, bordi i kullimit në Korçë ka kryer punime në zgjerimin e pastrimin e kolektorit të Lumit Devoll. Gjatë këtyre punimeve janë gërmuar 122 mijë metra/kub dheu, e për rrjedhojë u bë i mundur zgjerimi i shtratit të lumit në një gjatësi prej 2.7 kilometra. Në prani edhe të ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, u krye përurimi i përfundimit të këtyre punimeve. "Përmirësimi i sistemit të ujitjes dhe atij të kullimit janë ndër prioritetet e kësaj qeverie për të shpëtuar tokat e fermerëve nga përmbytja dhe mundësuar ujitjen e tyre për një prodhim të mbarë bujqësor", u shpreh Ruli. Bordi i Kullimit për këtë vit ka përfituar 13.5 milionë lek dhe për mbrojtjen e argjinaturave ekzistuese, e ndërtimit e argjinaturave të reja edhe 15 milionë lekë të tjera. j.gj   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›