E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armën e vëllait 22-vjeçarja

 

PEQIN - Një 22-vjeçare nga fshati Përparim, në Peqin i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvrarë me armë zjarri.Ngjarja ndodh mesditën e djeshme kur Matilda Sullafi është vetë qëlluar në kokë, duke mbetur fillimisht e plagosur rëndë. Ajo është transportuar nga të afërmit e saj me urgjencë për në spital por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë. Sipas policisë, 22-vjeçarja është vetëqëlluar me plumb në pjesën e majtë të ballit, ndërsa ishte e vetme në banesë. Gjatë dëshmive të dhëna para grupi hetimor të afërmit e viktimës deklaruan se ajo prej disa ditësh e kishte paralajmëruar vetëvrasjen. Mësohet se e reja e ka kryer aktin e vetëflijimit me armën e shërbimit të vëllait të saj, efektiv e shërbimit policor në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›