E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, burg grabitësit të klandestinëve

 

SARANDE: Gjykata e Sarandës la dje në burg grabitësin me armë të 11 klandestinëve. 23-vjeçari Armando Shabani u ndalua nga policia e Sarandës tre ditë më parë, pasi u akuzua për veprën penale të "grabitjes me armë në bashkëpunim". Mësohet se në seancën gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë, Shabani ka pranuar para trupit gjykues veprën për të cilën ai akuzohet, madje ai ka treguar edhe mënyrën se si i kanë grabitur klandestinët. Akuza deklaroi gjatë seancës së djeshme se 23-vjeçari nuk ka qenë i vetëm kur ka kryer veprën penale të grabitjes, por ka qenë i shoqëruar edhe me dy shokë të tjerë, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditur. Por mësohet se ata janë identifikuar dhe shpallur persona në kërkim policor. Sipas burimeve, në grupin e tre grabitësve, njeri prej tyre mund të jetë një ish-polic, tani në lirim. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›