E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, përfundon dixhitalizimi i objekteve të muzeut

Korçë- Përfundon faza e dixhitalizimit të objekteve në muzeun Arkeologjik të Korçës. Të 1200 objektet e këtij muzeu pas inventarizimit i janë nënështruar procesit të dixhitalizimit, me synim publikimin e vlerave për vizitorët vendas dhe të huaj. Lajmi bëhet i ditur nga Lorenc Cenolli, përgjegjës i muzeut.

Gjithçka është mundësuar falë një projekti të Institutit të Monumenteve të Kulturës, dhe Muzeut Arkeologjik të Korçës, i pari në të cilin mundësohet dixhitalizimi i të gjithë objekteve.

Ndërkohë, në një fazë të dytë do të bëhet pasurimi me elemente të tjerë të dhënash, si vendi i gjetjes së materialeve, përdorimi i tyre nga njerëzit e prehistorisë, përmasat etj.

Në këtë kuadër, Cenolli shprehet se së shpejti do të përfundojë në kuadër të këtij projekti edhe harta ku do përcaktohen monumentet arkeologjike. Por ajo që mbetet problem është infrastruktura rrugore, pasi shumë monumente dhe kryesisht varreza, ndodhen në vende ku lëvizja drejt tyre është e vështirë për shkak të rrugëve të këqja ose mungesës së tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›