E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohet parcela me kanabis sativa

Shkodër- Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 210 rrënjë bimë narkotike që ishte e mbjellë në fshatin Nikç të komunës së Këlmendit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative për ekzistencën e kësaj bime në fshatin e largët të komunës më veriore të vendit, polica ka bërë kontroll dhe në një terren të shpyllëzuar ka gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies bimët narkotike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se vendi ku u gjend e mbjellë bima narkotike, ka mundësi që është territor i dhënë në përdorim të banorëve dhe për këtë po punohet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave që e kanë në përdorim këtë sipërfaqe.

Mësohet se aksioni është në vijim të operacioneve të vazhdueshme të kryera në këtë qark për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, kryesisht në toka të shpyllëzuar dhe parcela pa pronarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›