Topi ngushëllon familjen e prefektit të Lezhës, Njazi Reçi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar nëpërmjet një mesazhi familjarët e Prefektit të Qarkut të Lezhës, Njazi Reçi, i cili u nda dje nga jeta.
“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të shtrenjtë. Në këtë ditë shumë të dhimbshme kujtojmë me respekt jo vetëm Prefektin e Qarkut të Lezhës, por edhe mikun tonë të vyer Njazi Reçi, drejtuesin vendor me energji të pashterrshme dhe me zemër të madhe, i cili ia kushtoi jetën popullit të tij duke u vënë në shërbim të qytetarëve lezhjanë dhe interesave të tyre”- thotë Topi në mesazhin e ngushëllimit.
Ai ka ndarë me ta ngushëllimet e sinqerta dhe ka thënë se u gjendet pranë në këtë moment hidhërimi për humbjen e pazëvendësueshme të prindit dhe njeriut të dashur.
Reçi u nda nga jeta pasnjë goditjeje në zemër. Për ngushëllim në familjen e tij janë drejtuar edhe krerë të lartë të qererisë.