E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, përplasen makinat, 1 vdes

 

KORÇE – Dy aksidente ndodhën dje në unazën e qytetit të Korçës, duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 4 të plagosur. Njëri prej tyre u shënua në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pikërisht tek rruga që del nga fshati Çiflig. Kamioni me drejtues Urim Myftaragën, 41 vjeç, banor i fshatit Sovjan, është parakaluar nga një veturë “Golf”, drejtuar nga Alfred Robo, ku udhëtonin dhe 3 familjarë të tij. Për shkak të akullit, vetura ka rrëshqitur, duke dalë nga rruga. Menjëherë drejtuesi i kamionit doli për t’u shkuar në ndihmë të lënduarve, por kjo ndalesë ka provokuar një tjetër aksident. Një veturë tjetër me targa greke që vinte me shpejtësi nga Bilishti nuk ka mundur të frenojë në kohë. Për pasojë shoferi Paskal Tiçe, 47 vjeç humbi jetën. Po dje, 4 persona mbetën të lënduar nga përplasja e dy mjeteve me njëra-tjetrën në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas.             j.gj/a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›