E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Labëria” deklaratë kundër Bollanos

 

GJIROKASTER- Dy ditë pas afishimit nëpër muret e Gjirokastrës të një deklarate anonime antigreke, një tjetër thirrje, por kësaj radhe me autorë të identifikuar është bërë publike dje. Shoqata “Labëria” dënon ashpër kreun e “Omonia”-s Vasil Bollanon dhe të PBDNJ-së. Por njëherazi, “Labëria” shfaq nota kritike edhe për qeverinë dhe kreun e saj Sali Berisha për heshtjen ndaj Bollanos. Deklarata drejtuar Qeverisë, Kuvendit si dhe organizatës “Omonia”, shpreh shqetësimin e komunitetit lab në Gjirokastër ndaj veprimeve antishqiptare të “Omonia”-s dhe PBDNJ. “Bollano dhe përkrahësit e tij po përçajnë kombet me sloganet sebastianiste të dala jashtë logjikës si “Himara është Greqi”, “Nuk kërkojmë as më shumë dhe as më pak nga çfarë kërkon Kosova nga Serbia”, si dhe “Himarjotët janë helenë me prona, emra dhe “kulture”, thuhej në këtë deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›