Si do te perkthehet Markezi
02/12/2004 Ka vazhduar dhe dje ceremonia festive në qytetin e Kuçovës për nder të dhënies së titullit qytetar nderi në këtë qytet dhe pagëzimit të kinemasë “Millenium” me emrin e aktorit
Kadri Rroshi
nga t’ja nis e nga t’ja bitis
Aktori dhe artisti i popllit Kadri Roshi ka qënë dje në qytetin e Kuçovës ku me një ceremoni të veçantë është kryer pagëzimi i kinemasë së këtij qyteti me emrin e artistit të popullit Kadri Roshi. Në këtë ceremoni të organizuar nga qëndra kombëtare e kinematografisë, arstistit të popullit Roshi i është dhënë njëkohësisht dhe titilli qytetar nderi i qytetit të Kuçovës. Ndërsa në ambjentet e kinemasë Millenium ku është organizuar gjithë ceremonia, në ditën e parë kanë marë pjesë arstistë shqiptarë ndërsa nuk kanë munguar politikanë si Ethem Ruka, Petro Koçi, prefekti i Beratit Thanas Broka, kryetarët të bashkisë etj. Gjatë festës së vënies së emrit të kinemasë me emrin e artistit Kadri Roshi kanë qënë të pranishëm qindra qytetartë të qytetit të Kuçovës të cilët kanë bërë fotografi me gjigandin e skenës shqiptare i cili gjatë gjithë kohës ka qënë duke derdhur lot, që vetë aktori u shpreh se nuk përmbahej dot nga gëzimi dhe emocionet.
Në hollin e kinemasë nën vargjet të recituara nga artisti i skenës shqiptare në një magnetofon është bërë dhe pritja e Kadri Roshit. Sipas miqëve të aktorit shumë kolegë dhe miq të Kadri Rroshit kanë munguar sepse kanë qenë me një turne në Maqedoni. Dje kanë vazhduar sërish festimet, kur dhe janë pritur miqtë e aktorit të madh, në ditën e dytë të kësaj cerimonie. Pas zbulimit të pllakës në hyrje të kinemasë në të cilën ishte gdhendur: “Kinemaja Kadri Rroshi, artist i popullit, 1 dhjetor 2004”.
Gjatë ceremonisë ka folur drejtori i qëndrës kinematografike Petrit Ruko i cili ka thënë se “ është një ditë e madhe në këtë qytet të vogël pasi emri i një legjendari u gdhend përjetësisht në kinemanë e këtij qyteti. Kuçova ka rregjistruar si banor të ri një njeri të madh. Kadri Roshi ky obelisk i gjallë me 120 rolet e tij të mrekullueshme është mëshirim i shpirtit shqipëtar. Me veprat e tij ky artist na ka detyruar të përjetësojmë emrin e tij në institucione kulturore”. Drejtori i Qëndrës Kinematografike i ka falur në emër të këtij institucioni arstistit Kadri Roshi pikturën e bërë nga piktori i ri Ardit Faja, i cili kishte fiksuar portretin e artistit Roshi në një nga rolet e tij.
Regjizori Ibrahim Muça ka folur në emër të komunitetit ku ka pohuar se arstisti i madh i popullit në tre filmat ku ai ka qënë regjizor ka qënë një mësues disiplinues ndaj dhe gjithmonë këtij artisti do t’i ulemi me përulësi.
Më pas drejtiori i teatrit Kiço Londo ka thënë se “në emër të komunitetit ju uroj për emrin e kinemasë e cila pak kohë më parë ka patur emrin e aktorit Alen Delon ndërsa sot që ka marë emrin e Kadri Roshit është një moment kulminant që na tregon që ne duhet t’i kthehemi vetvetës”. Ndërsa ka qënë kryetarja e këshillit të bashkisë së Kuçovës, Anila Nanushi e cila i ka dhënë titullin “qytetar nderi të qytetit të Kuçovës” arstistit Kadri Roshit.
“Sa ngushtë e ndjej veten”
Ka ndjekur gjithë vlerësimet, dhe me plot emocion ka përjetuar dy gëzimet vënien e emrit të tij kinemasë po ashtu dhe dhënia e titullit qytetar nderi i Kuçovës. Herë pas here ka lotuar për shkak të gëzimit të papërmbajtshëm. Aktori Kadri Rroshi nuk e kalon lehtë këtë gjendje duke u shprehur se “ Nga t’ia nis e nga t’ia bitis. Oh sa ngushtë e ndjej veten. Dua të them dhe si them dot, sepse nuk kam fuqi. Dua të zgjedh fjalët më të bukura por s’kam takat. Do të zgjidh fjalët më të dashura. Jeni ju njerëz të dashur të Kuçovës ju fisnik ku nuk gjej të ngjashëm, e kam të vështirë në këtë Shqipëri të madhe. Jeni fisnik keni lindur të tillë. Fjalët e mia janë të varfëra por janë të sinqerta dhe të vërteta. Kam një listë të gjatë për të falenderuar por do ti bie shkurt. Falenderoj bashkinë e Kuçovës, Qëndrën Kinematografike, pronarin e kinemasë Skënder Jaçen që uroj t’i shoh hajrin kësaj kinemaje“.
Në fund të takimt është dhënë për pjesëmarrësit dokumentari “ Butrinti i gjallë” I regjizorit Petrit Ruka kushtuar jetës dhe veprës së artistit të popullit Kadri Roshi.. Ky dokumentar ka filluar që me lindjen e aktorit më 4 janar të vitit 1924 dhe ka vazhduar me tregimin e jetës së tij në fshatin Libohovë të zonës së Mallakastrës, me qytetin e Ballshit,duke vazhduar me aktivitetin e ngjeshur kinematografik të artistit, me 120 rolet e tij.
“Memorias de mis putas trites”
si do të përkthehet në shqip
Libri i fundit i Markezit “Memorias de mis putas trites”, i paardhur ende në shqip, për herë të parë po sjell një kulturë të re në tregun kapitalist të botimeve në Shqipëri.
Është i vetmi rast që shtëpitë botuese pas kaq vitesh vërshojnë drejt agjencisë së botimeve të shkrimtarit kolumbian për të marrë të drejtën e autorit. Të paktën kështu thonë deri tani. Megjithëse akoma nuk është publikuar asnjë firmë ekskluzive se kujt do t’i takojë në të ardhmen ky botim. Deri tani e vetmja kanditate e vetshpallur me mjaft bujë, për garanci të padiskutueshme botimi është shtëpia botuese “Dudaj”, që ka zgjedhur për përkthyes, Mira Meksin. Botuesja Arlinda Dudaj thotë se libri do të përkthehet sipas versionit të saj “Kujtimet e prostitutave të mia të trishta”. Ndërsa shton se përkthyesja ka dëshirë ta vendosë titullin sipas origjinalit: “Kujtimet e putanave të mia të trishta”. Porse përkthyesja Mira Meksi tërheq vërejtjen duke u shprehur se titulli do të jetë “Kujtimet e kurvave të mia të trishta”.
Janë dhe dy shtëpi të tjera botuese, modestisht të reja që kanë një këmbëngulje të habitshme por më në heshtje për të marrë ekskluzivitetin e botimit të fundit të Markezit. Njëra garanton me plot bindjen se përkthyese do të jetë Mira Meksi, ndërsa shtëpia tjetër botuese nuk zbulon të njëjtin emër. Flitet për një përkthyes të ri afër qarqeve letrare në Barcelonë.
Që të dyja këto shtëpi botuese nuk pranojnë të identifikohen duke u shprehur se vetëm kur të marrin të drejtën e autorit do të dalin në konferencë për shtyp. Sigurisht që njëra do të jetë ekskluzivja nëse qëllon t’i prishet mendja Markezit.
Por burime thonë që agjencia e botimeve të Markezit në Barcelonë është në dijeni të gjendjes së piraterisë së këtij autori në shqip. Për këtë arsye, deri tani ka qenë mjaft e vështirë marrja e të drejtës së autorit, duke mos besuar në seriozitetin e botuesve shqiptare. Piraterinë e Markezit në tregun e botimeve tona askush nuk e mohon pasi librat e tij, të përkthyer nga mjaft autorë të njohur, janë këmbëkryq në treg. Renditëm mbi dhjetë shtëpi botuese duke nisur nga ato më të mëdha dhe seriozë, deri tek shtëpi që mbahen si të tilla, pra vetëm me botime pirate tërësisht.
Por duke paralelizuar dhe me situatën që po ngjet me botimin më të fundit të Markezit ku në rrugët e Kolumbisë ishin shitur rreth 13.000 kopje pirate të librit nuk është e lehtë të hamendsosh se dhe në Shqipëri do të shohim pirat këtë botim. Rasti i “Kodit të Da Vinçit” është akoma nëpërkëmbë.
Ndaj botuesve të cilët pretendojnë, ndoshta u duhet të nxitojnë për të nxjerrë në qarkullim sa më shpejt botimin e ri. Me një kusht: nëse vërtetë secila prej shtëpive botuese shqiptare arrin të shkisë firmën e Markezit. Deri tani është konfirmuar vetëm me gojë, me shkrim asgjë nuk është publikuar. Pikërisht kjo nuk i jep të drejtën, asnjë shtëpie botuese të flasë me siguri përpara faktit të kryer, të dokumentuar të të drejtës ekskluzive. Sepse, në të kundërt, janë vetë shtëpitë botuese të cilat paralajmërojnë se do të nisin “luftën” për të nxjerrë në shesh gjithë të palarat e “ekskluziviteteve” të kolegëve të tyre.
Libri i ri i shkrimtarit të madh kolumbian, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, njeh të njëjtin sukses si librat e mëparshëm. Libri i tij i fundit: "Memorias de mis putas trites"- "Kujtimet e putanave të mia të trishta), është libri i parë që ai boton pas dhjetë vjetësh ndërprerje. Shumë kishin filluar të mendonin e besonin se libri i tij "Për dashurinë dhe demonë të tjerë", i botuar në vitin 1994, do të ishte edhe i fundit, kur në vitin 1999 u mësua se shkrimtari i madh vuante nga kanceri dhe kurohet vazhdimisht në Kaliforni. Botuesit e librit në vendet që flasin spanjisht, janë kaq të sigurtë për suksesin e librit të Markezit, saqë tirazhi i botimit të parë të romanit shkon 1.000.000 kopje dhe vetëm në atdheun e shkrimtarit, në Kolumbi, do të qarkullojnë mbi 300.000 kopje. Dhe, për çdo rast, shprehen se botimet pirate nuk përmbajnë variantin përfundimtar të librit!...,- thonë se shkrimtari ka bërë disa ndryshime të momentit të fundit në kapitullin e fundit, ndryshime që ndikojnë shumë në gjithë veprën...
V.Murati
“Ankandi” i Markezit
Shtëpitë botuese shqiptare që dëshirojnë të marrin ekskluzivitetin e Markezit kanë “frikë” të deklarojnë shumën e kontratës për botimin në shqip. Arsyeja është tek “ankandi”. Nga ana tjetër dihet se sa i shtrenjtë është si “tregtar” Markezi duke na dhënë shembullin e fundit në shitjet e botimeve të tij në Hollivud.
Por për shtëpitë tona botuese problemi është i brendshëm. Nëse ndokush tregon shifrën sigurisht që një tjetër do të ofrohet pranë Markezit me një shifër më të lartë gjë që mund t’i kalojë parashikimet për mënyrën se si mbijetojnë botimet në Shqipëri dhe faktit real sa shiten ato në treg. Gjithsesi për kërshëri shuma që i serviret nga Shqipëria Markezit nis tek 1 mijë euro e lart.