E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e veteranëve reagojnë energjikisht ndaj shkuljes së “5 heronjve të Vigut” në Shkodër



Shkodër – Në zbatim të një vendimi të marrë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës, tri ditë më parë përmendorja “Pesë heronjtë e Vigut” u zhvendos nga qendra e qytetit për në periferi të tij, duke u vënë pranë Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, vend ku, sikundër theksojnë shoqatat e veteranëve, grumbullohen edhe hedhurinat e qytetit. Lidhur me këtë fakt, ka pasur dje një reagim publik nga Këshilli i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, si dhe Kryesia e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ. Përmes një deklarate për media, ato thanë: “E dënojmë ashpër këtë veprim që fyen rëndë ndjenjat e mbarë popullit atdhetar të Shkodrës, të rretheve pranë saj dhe të mbarë Shqipërisë”.
Shoqatat theksojnë: “Pesë heronjtë e Vigut kanë qenë, janë dhe do të mbeten pesë djemtë e popullit të thjeshtë, që sakrifikuan edhe jetën për atdheun”. Më tej në reagim thuhet: “Përmendorja ‘Pesë heronjtë e Vigut’ përbën një nga veprat më madhore skulpturore të Shkodrës dhe, si e tillë, ajo i bënte nder dekorit historik”.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›