Shkodër, vidhte makina, prangoset 20-vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 20 vjeçar, nga policia e Shkodrës, ndërsa sipas hetimeve, rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve të makinave në Tiranë dhe Durrës, vjedhje këto të kryera në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për shtetasin Jetlum Murçaj, i cili u prangos pasi kishte kryer vjedhjen e një makine dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, që ky shtetas e mbante pa leje.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi Jetlum Murçaj, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, është autor i disa vjedhjeve të makinave, vjedhje këto të ndodhura kryesisht në Tiranë dhe Durrës.
Ndërkaq është bërë e mundur sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, të tre makinave të vjedhura dhe ndërkohë po punohet për dokumetimin e plotë ligjorë të këtyre ngjarjeve si dhe për goditjen, identifikimin dhe kapjen e pjestarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.
Materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “ Armëmbajtjes pa leje”, “Vjedhje të kryer në bashkëpunim” dhe “ Prishje të rendit dhe qetesisë publike”.