E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, një zjarr përfshin një bllok me ullinj

Sipërfaqe të tëra me ullinj janë djegur ditën e sotme, në zonën e Kepit të Qefalit.  Zona e përfshirë nga flakët, ndodhet pranë Kakomesë, ndërsa ende nuk dihet dëmi material.
 

Mësohet se zjarrëfikëset tashmë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët. Ende nuk dihet zanafilla e zjarrit, ndërsa kohët e fundit zjarret janë shpeshtuar.
 

Të paktën 5.5 hektarë kullota dhe dhjetëra rrënjë pisha në kurorën e qytetit të Sarandës, në jug të vendit u dogjën plotësisht nga një zjarr i papritur që u shfaq në mesditë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›