E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgut

Gazeta Shqip

Një efektiv i policisë në burgun e Korçës është vetëvrarë ditën e sotme me armën e shërbimit. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit Ilir Sadiku është gjetur pranë Sanatoriumit të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë. Ndërkohë, policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet që kanë çuar policin e burgut të Korçës t`i japë fund jetës.

6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›