E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Shkozetit, akuzë dhe për mashtrim

19/01/2011  Pasi u dënua 5 vjet për thirrje terroriste, do të gjykohet dhe për një tjetër akuzë

Sipas Prokurorisë, ai u ka marrë lekë qytetarëve për “largimin e xhindeve”

DURRES- Një tjetër akuzë ka rënë mbi imamin e xhamisë së Shkozetit të Durrësit, Artan Kristo, i cili vuan dënimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor. Kristo është detyruar të rikthehet edhe një herë në kafazin e sallës së gjykimit në gjykatën e Durrësit ngase ka nisur gjykimi për akuzën e mashtrimit. Imami është dënuar me 5 vjet heqje lirie nga gjykata për veprën penale të thirrjeve publike që nxisin urrejtje. Saktësisht ai është akuzuar “nxitje, thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” parashikuar neni 232/a i Kodit Penal, akuzë që imami Kristo nuk e ka pranuar në asnjë rast. Ndërkohë avokati i të arrestuarit Kristo e ka apeluar vendimin e shkallës së parë të drejtësisë, ndërkohë që ende pa u shprehur Apeli, dje ka nisur séance e parë nën akuzën e re. Artan Kristo që në vitin 2009, në tetor, është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim të shtetasve, të cilëve u afronte shërim duke i larguar atyre “xhindët”. Pikërisht në dosjen që Prokuroria e kryeqytetit ka përgatitur Kristo akuzohet se me profesionin e tij të paligjshëm të shëruesit të sëmundjeve ka arkivuar edhe disa deklarime, të cilat pretendohet se janë cilësuar të mjaftueshme për të nisur seancat e gjykimit. Këtë herë Kristo si mjek popullor do të përgjigjet për vendin e realizimit të vizitave mjekësore, “pacientët”, këshillat dhe shumë çështje të tjera. Këtë herë gjyqi do të drejtohet nga gjyqtar Astrit Faqolli, i cili është detyruar ta shtyjë këtë seancë të parë. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›