Prokurorët mblidhen për videon“Këtu s’ka kushte për ekspertizë”
19/01/2011 Akuza këshillim me UPDAT, analizë me Kryeprokuroren. Pritet ardhja e ekspertit amerikan
TIRANE-Njësia hetimore Task-Forcë i ka kërkuar ndihmë zyrës së UPDAT-it lidhur me hetimin dhe ekspertimin e video skandalit Meta-Prifti. Në një analizë të posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme, ku merrte pjesë dhe Kryeprokurorja Ina Rama është diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmerren për hetimin e plotë të kësaj çështjeje. Në analizë është vendosur këshillimi me ekspertët e OPDAT-it, të cilët do konsistojnë në sjelljen e një eksperti të huaj për verifikimin e videos. Kërkesa e Prokurorisë për vënien në dispozicion të ekspertit, është kryer në kushtet kur vendi ynë nuk ka një të tillë. Burime pranë Prokurorisë sqaruan se strukturat shqiptare nuk ofrojnë asnjë mundësi ekspertimi të video përgjimit. “Ekzistojnë disa studio private që mund të kryejnë këtë ekspertizë, por rezultati i tyre mund të kundërshtohet nga palët që preken në këtë proces hetimi”,-thanë burimet pranë Prokurorisë. Nisur në këto kushte njësia antikorrupsion pranë Prokurorisë së Tiranës ka shfrytëzuar një marrëveshje mes saj dhe zyrës së UPDAT-it në Tiranë, duke i kërkuar kësaj të fundit asistencën në ekspertë dhe këshillim juridik. Hetimi i skandalit Meta-Prifti pritet të thellohet menjëherë sapo prokurorët të kenë në dorë akt-ekspertizën që tregon vërtetësinë e videos. Për sa i përket kësaj të fundit, vetë autori i regjistrimit Dritan Prifti ka ripërsëritur ditën e djeshme se videoja është e vërtetë dhe se askush nuk e ka censuruar atë.