Antimafia: Shqiptarët, partnerë zyrtarë të mafies italiane, serbët organizohen si ushtri
19/01/2011 Deklarata nga Mandoi, zv/kryeprokuror i Antimafies
ROMA “Kriminaliteti Ballkanit tashmë është shndërruar në shoqëri të vërtetë që ofron për mafien italiane këshilla dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe burime financiare, të cilat më pas përdoren për trafik droge, trafikimin e qenieve njerëzore, në veçanti fëmijët dhe të gjitha llojet e kontrabandës”. Kjo është deklaruar nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i Antimafies, Francesca Mandoi gjatë Konferencës Ndërkombëtare të parë për Sigurimin e Adriatikut. Në njoftimin për shtyp thuhet se “kriminelët janë pajisur me mjete të sofistikuara dhe një rrjet të fuqishëm të marrëdhënieve. Janë në gjendje të ndryshojnë rrugët e trafikimit, duke ndikuar kështu ekonomitë e vendeve në fjalë. Në fakt me përfitimet e paligjshme, ata mund të ndikojnë në ekonomitë lokale. Trafikimi i përbashkët i drogës në hyrjen e Evropës është në dorën e shqiptarëve, partner zyrtar i mafies italiane. Në mesin e grupeve kriminale ballkanike, serbët janë një nga më të rrezikshmit, sepse ata janë të strukturuar më mirë, me një kuadër ushtarak në mënyrë rigoroze”. Mandoi ka vizituar disa herë Shqipërinë në kuadrin e luftës kundër krimit.