E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ema Andrea dhe burri i saj kërkojnë divorcin mes tyre

19/01/2011  Seanca e pajtimit në gjykatë

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka çelur dje seancën e parë gjyqësore lidhur me divorcin mes aktores Ema Andrea dhe bashkëshortit të saj Kostandin Kapo. Dy protagonistët e këtij gjykimi ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Gjyqtarja e çështjes ka ftuar Andrean dhe Kapon që të pajtohen me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund këtij gjykimi. Por nga ana tjetër dy ish-bashkëshortët s’kanë pranuar propozimin e bërë nga gjykata, duke pohuar se kërkojnë të vazhdojnë procedurat ligjore të këtij procesi, me qëllim prishjen përfundimtare të kurorës martesore. Padia për ndarjen e çiftit është kryer nga aktorja Ema Andrea, dhe çështja civile mban nr 15725. “Zgjidhje martese, lënie e fëmijës për rritje e edukim paditëses, caktim i pensionit ushqimor në masën 25 mijë lekë në muaj dhe ditëve të takimit me të paditurin”, thuhej në objektin e padisë. Pas depozitimit në gjykatë, dosja është hedhur në shortin elektronik, prej ku është përzgjedhur gjyqtari Engert Pëllumbi, si shqyrtues i saj. Dje ka qenë seanca e parë gjyqësore dhe se në javët në vazhdim pritet zhvillimi i seancave të radhës, me qëllim dhënien fund të martesës mes Ema Andreas dhe Kostandin Kapos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›