Korçë, vrau në vitin 2000, arrestohet
Kapet i shpalluri në kërkim për vjedhje, me pasojë vdekjen e një emigranti. Ilir Qose, i shpallur në kërkim për një ngjarje të 8 viteve më parë në fshatin Kapshticë të Devollit, kur gjatë një grabitjeje të armatosur ka gjetur vdekjen një emigrant që kthehej nga Greqia, është arrestuar nga ana e policisë lokale dhe drejtorisë rajonale të policisë. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se e kanë arrestuar Qosen gjatë një operacioni në orët e para të mëngjesit. Ai është gjetur në banesën e tij pas informacioneve që dispononte policia. Pas krimit, Ilir Qose ishte larguar nga vendi dhe qëndronte i fshehur në shtetin fqinj.