E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarri rrezikon rezidencat qeveritare

Një zjarr i rënë mesditën e djeshme në kodrën pranë Ujit të Ftohtë ka shkaktuar panik në zonë. Zjarri i shkaktuar aksidentalisht nga pakujdesia ka rrezikuar rezidencat qeveritare dhe dy hotele. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, nga i cili u shkrumbuan disa rrënjë ullinj e agrume. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve kanë shkuar edhe pronarët e dy hoteleve dhe punonjës të rezidencave, që me mjete rrethanore kanë arritur të zotërojnë flakët deri në momentin e ardhjes së zjarrfikëses. Ndërhyrja evitoi përhapjen e zjarrit në të gjithë kodrën, duke shpëtuar kështu rezidencat qeveritare dhe hotelet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›