E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Trajnuam me sukses më shumë se gjashtëmijë efektivë

Më shumë se gjashtëmijë punonjës të Policisë së Shtetit janë trajnuar gjatë këtij viti dhe janë certifikuar duke konfirmuar kryerjen me sukses të kurseve. Përmes një deklarate për shtyp të publikuar dje, Policia e Shtetit kundërshtoi informacionet e sipas të cilave punonjësit e policisë kanë dalë me rezultate të dobëta në kurset e zhvilluara së fundi. Sipas deklaratës, gjatë vitit 2008 janë trajnuar 6143 punonjës të të gjitha niveleve të menaxhimit, nga të cilët 3198 të specializuar për natyra të veçanta të punës, 1502 kanë marrë trajnimin bazë policor, 1067 kanë përfunduar trajnimin në terren, 242 janë përgatitur si oficerë të Trajnimit në Terren dhe 134 janë trajnuar si Instruktorë. Gjithashtu janë zhvilluar gjithsej 190 kurse të ndryshme trajnimi, të ndara në 166 trajnime të Specializuara dhe Avancuara, nëntë për përgatitjen e instruktorëve, shtatë për përgatitjen e oficerëve të Trajnimit në Terren (OTT), pesë për përgatitjen e punonjësve të rinj të policisë dhe tre për trajnimin bazë policor për punonjës policie në detyrë. Punonjësit që aplikuan për t‘u aftësuar si trajnerë nuk u testuan për aftësitë policore, por për aftësitë pedagogjike të tyre dhe u ftuan të marrin pjesë në trajnimin për instruktorë vetëm një pjesë e tyre, aq sa ishte nevoja në momentin e dhënë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›