Korçë, zhduket vajza 27 vjeçe
Një 27-vjeçare nga fshati Vreshtas i Korçës rezulton e zhdukur që prej tri ditësh. Albina Shaqollari është larguar nga banesa tri ditë më parë dhe sipas informacionit që kanë siguruar familjarët, ajo ka marrë një taksi nga fshati deri në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Një taksist i ka pohuar babait të 27-vjeçares se ajo i kishte kërkuar ta transportonte deri në fshatin Petrushë, ku do të merrte një furgon për në Pogradec. Por më pas është mësuar se ajo ka hipur në një furgon që shkonte në Tiranë. Babai, që ka bërë denoncimin në polici tha se vajza vuante nga depresioni. Ajo mund të identifikohet nga veshja: një xhaketë kafe me një krah të djegur, një palë pantallona bluxhins me lule dhe pantofla.