E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga overdoza 25-vjeçari durrsak

Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas marrjes së një mbidoze droge. Trupi i të riut është gjetur pa jetë në një nga lulishtet e qytetit të Durrësit. Ai është Fatjon Katrelli 25 vjeç, banor i lagjes nr.9 të Durrësit. Një shiringë qëndronte ende e ngulur në krahun e tij kur disa kalimtarë e panë të shtrirë në lulishte. Burimet policore thanë se dyshohet që 25-vjeçari të ketë ndërruar jetë pikërisht nga mbidoza. Burimet policore bënë të ditur gjithashtu se nga këqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›