Koreografi shqiptar,zgjedh Greqinë për në Eurovizion
Një koreograf shqiptar, Julian Bulku, ka marrë përsipër performancën e përfaqësimit të Greqisë në festivalin evropian të këngës, Eurovizion, që do të zhvillohet këtë muaj në Beograd.
Korrespondenti i BBC-së, Robert Goro, ka biseduar me shqiptarin, si dhe me këngëtaren greke shumë të popullarizuar Kalomira, e cila është përzgjedhur që të përfaqësojë shtetin helen në Beograd. Këngëtarja është, një greko-amerikane e lindur në Nju Jork, por që bën karrierë në Greqi këto vitet e fundit. Grekët shpresojnë që të përsërisin suksesin e vitit 2005, kur Elena Paparizu fitoi vendin e parë. Por që objektivi i tyre të jetë më i bazuar, ata kanë thirrur në stafin e tyre një koreograf shqiptar. Julian Bulku u largua nga Shqipëria në fillim të viteve ‘90-të dhe pas një endjeje nëpër Evropë, ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej dhjetë vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar të showbizit vendas. “Gjithmonë pjesëmarrja e një koreografi apo e një kërcimtari në një festival si Eurovizion që shikohet njëkohësisht në kaq shumë shtete, është një mundësi e bukur për të paraqitur punën tënde si krijues dhe të jep edhe kënaqësinë shpirtërore, që ti këtë punë që po bën në këtë vend, të jep mundësi edhe më tepër, të shkojë puna më larg se sa Greqia, kjo është kënaqësia ime për Eurovizionin”, thotë këngëtarja. Kalomira i filloi përgatitjet për Eurovizionin me dy koreografë të tjerë, por performanca nuk ishte ajo që pritej, kështu që, pasi u shoshitën shumë emra, u konkludua tek koreografi shqiptar. Kjo shkaktoi reagime nga disa media vendase që protestuan, pasi donin që koreografi të ishte grek. Vetë Kalomira, duke folur në mikrofonin e BBC-së, thotë se për një të talentuar nuk ka rëndësi origjina.
* * *
“Unë mendoj se për atë që ka talent nuk ka rëndësi se prej nga është! Ma ka treguar njëri se nga është Juliani? Po, më duket se më kanë thënë. Po ai është kaq i talentuar. As që dua t’ia di se prej nga është? Unë vetë kam lindur në Nju Jork, por njerëzit nuk mund të më thonë se nuk jam greke. E vërteta është se unë jam greke. Thjesht kam lindur në Nju Jork! Punë e madhe!”. Këngëtarja greko-amerikane nuk i kursen fjalët e mira në adresë të shqiptarit. “Juliani erdhi tek kompania jonë me ide të mrekullueshme. Idetë e tij ishin të reja e të freskëta. Ne na pëlqyen gjitha lëvizjet e propozuara prej tij. Ato kanë diçka të re. Në Greqi nuk ka aq shumë lëvizje (në koreografi). Shpeshherë ndeshesh me gjëra që i ke parë edhe më përpara. Neve na u desh të zgjidhnin më perfektin mes kandidatëve. Dhe i tillë është Juliani. Unë me të vërtetë mezi po pres. Dua të shtoj edhe këtë. Me të kam bërë prova për të qenë në gjendje të mirë fizike për në Eurovizion. Kemi bërë stërvitje me joga. Unë ndjehem me fat që kam një koreograf që di më shumë se lëvizjet e kërcimit”, shton grekja.
* * *
Ka një filozofi sipas së cilës, për të bërë karrierë një talent në Greqi, duhet të bëjë ca kompromise me ndërgjegjen, të ndërrojë emrin, të ndërrojë besimin fetar, me qëllim që të jetë i pëlqyeshëm për vendasit. Juliani, jo vetëm nuk ka bërë asgjë nga këto, por në çdo hap të veprimtarisë së vet këmbëngul të tregojë origjinën. Bie fjala, një filxhan kafeje, me shkabën dykrenare dhe emrin Shqipëri, e mban gjithmonë me vete gjatë punës së tij, kudo që të ndodhet. Ai nuk ka asnjë kompleks për origjinën e tij. “Besoj se të gjithë emigrantët që jemi larguar nga atdheu ynë, vitet e para të emigracionit kanë qenë të vështira, sepse edhe ne jemi të huaj për këta, edhe këta janë të huaj për ne. Kështu që duhej të bëhej një martesë e bukur ndërmjet mendjes sime dhe mendjes së grekut, jetës këtu që unë të bëhesha ky që jam sot.
Greqia, madje më ka dhënë mundësi që unë të vazhdoj edhe më tej hapat e mia si kërcimtar, si krijues, si artist, gjë që Shqipëria ma ka mbyllur, pse më konsiderojnë si “grek”! Unë jam larguar nga Shqipëria në moshën 19-20 vjeç, jam lindur e rritur në mes të Tiranës, nuk kam asnjë lidhje me Greqinë; por në këto momente kam lidhje, sepse janë dhjetë vjet të jetës sime. Greqia më ka dhënë shumë mundësira: më dha bursë për në Amerikë, më dha Kalomirën, më dha Eurovizionin... Do të thuash që puna ime m’i dha këto, por edhe roli i Greqisë ishte vendimtar pse më krijoi mundësi që unë t’i realizoja aspiratat e mia”, shprehet Juliani. Pas pak ditësh, të dy, Bulku dhe Kalomira do të marrin rrugën për në Beograd. U uroj sukses, ndërsa Kalomira, sikur kujtohet befas për diçka, kërkon përsëri mikrofonin. “Dua gjithashtu t’i uroj Shqipërisë fat në Eurovizion. Mendoj se këngëtarja është e shkëlqyer dhe këngë është e mrekullueshme. Ju uroj shumë fat dhe ju dua shumë. I love you!”, shprehet ajo.
Olta Boka sot në Serbi
Olta Boka, përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e madh të këngës, është nisur sot në mëngjes herët drejt Beogradit. Në orën 06:00, këngëtarja shqiptare, e shoqëruar nga i ati, banda shoqëruese nga kitaristët Mariola Miso, Genc Myftaraj e Gridi Kraja, kompozitori Adi Hila, i ati dhe një grup përfaqësuesish nga RTSH-ja kanë marrë avionin drejt Serbisë. Shqipëria për të pestin vit do të prezantohet me këngën “Zemrën lamë peng” të shkruar nga Pandi Laço dhe kompozuar nga Adrian Hila, ndërkohë kënga është promovuar në Turqi pak ditë më parë, në Mal të Zi e Maqedoni. Kënga shqiptare do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale, ndërkohë përsa i përket veshjeve dhe daljes në skenë gjithçka është bërë gati, por deri në momentet e fundit mbahet sekret.