Serbi, fitojnë pro evropianët
Përkundër asaj që pritej, projeksionet e pavarura kanë treguar se zgjedhjet parlamentare serbe u fituan me rezultat të ndjeshëm nga forcat pro-evropiane të Partisë Demokratike të Presidentit Boris Tadiç.
“Tadiç dhe aleatët e tij korrën një fitore shumë bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi”, deklaroi pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, organizata e pavarur monitoruese CESID. Një projeksion i rezultateve i dha partisë së Tadiç dhe aleatëve të saj më të vegjël një përqindje prej 39 pro vota krahasuar me 28.6 për qind të nacionalistit radikal, Tomisllav Nikoliç. Qytetarët serbë zgjodhën dje 250 deputetët për parlamentin republikan, 120 deputetët për parlamentin e Vojvodinës si dhe përfaqësuesit lokalë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 me orën lokale dhe u mbyllën në orën 20:00. 6,7 milionë njerëz kishin të drejtë vote. Ndërsa sipas sondazheve, pritej që pjesëmarrja në votime të ishte mbi 71 për qind, qytetarët serbë janë treguar indiferentë karshi këtyre zgjedhjeve. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Serbi, Tanjug, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale dhe parlamentare ka qenë 10 për qind më e ulët në krahasim me raundin e dytë të votimit presidencial më 3 shkurt, me vetëm 54,2 për qind. Në Serbi janë regjistruar disa incidente gjatë procesit zgjedhor. Një anëtar i komisionit elektoral nga Partia Liberal Demokrate dhe një qytetar i moshuar serb u zunë në qendrën e votimit në Pozega, në Bashkinë e Novi Pazar. Një incident, sipas mediave serbe, është raportuar edhe në Nis, ku Branislav Jovanoviç, kryetar i strukturës politike “G17 Plus” u sulmua. Pak më vonë u sulmua edhe gruaja e tij. Ka pasur incidente jo të rënda edhe në Beograd dhe në Novi Sad. Asnjë nga dy partitë kryesore, radikalet dhe pro evropianët, nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për të qeverisur të vetme.
Ai që u rendit i treti me vota, ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica, do të zgjedhë se në cilin koalicion do të përfshihet duke përbërë kështu shumicën. Radikali, Tomislav Nikoliç, duke dhënë votën deklaroi se, parashikon krijimin e shpejtë të qeverisë me Koshtunicën. Ky i fundit ende nuk është shprehur publikisht për partnerin e mundshëm të koalicionit. Megjithatë, nisur nga tonet nacionaliste që ka përdorur ai në fushatën elektorale, sipas bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, tendenca drejt radikalëve është e qartë. Ai ka braktisur më parë koalicionin e Tadiç duke anuar nga radikalët. Pas votimit të tij, Koshtunica tha se: “Eshtë shumë e rëndësishme që Qeveria të formohet shpejt në mënyrë që ne të vazhdojmë politikën tonë për të ruajtur integritetin e vendit”. Perëndimi dhe vende të tjera të Ballkanit i tremben formimit të një koalicioni mes radikalit Nikoliç dhe Koshtunicës. Fitorja e partive nacionaliste-konservatore sipas evropianëve, do të sillte keqësimin e gjendjes në Kosovë.
“I bindur për fitoren e proevropianëve”
Presidenti serb, Boris Tadiç, pas hodhi të dielën votën e tij për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, deklaroi sigurinë e tij se qytetarët serbë nuk do të votonin për izolimin, por për të shkuar drejt Evropës. Ai tha se është i bindur në fitoren e forcave pro-evropiane në zgjedhjet legjislative, duke rikonfirmuar kështu objektivin e tij për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Jam i sigurt se këto zgjedhje do të kenë një rëndësi jetike për vendin tim dhe jam i bindur se qytetarët e Serbisë do të votojnë për të ardhmen e tyre evropiane”, deklaroi Tadiç për mediat pas daljes nga qendra e votimit. “Forca jonë politike ka qëllime kryesore: Të mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë në Kosovë dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, deklaroi Tadiç pas votimit të tij në qendrën e votimit në Beograd. Presidenti i Serbisë u shpreh se ishte pro gjetjes së një zgjidhjeje me kompromis për Kosovën, nëpërmjet bisedimeve me shqiptarët. “Ne nuk do të heqim dorë nga këto dy qëllime dhe jam i bindur se qytetarët e Serbisë do të votojnë për të mbështetur këtë politikë”, shtoi ai.
“Me fitoren do të mbrojmë kufijtë tanë”
Pasi hodhi fletën e vet të votimit, zv/lideri i Partisë Radikale Serbe, Tomisllav Nikoliç tha se nëse partia e tij merr në dorë pushtetin në Serbi, “do të zhdukim korrupsionin, krimin dhe do krijojmë vende të shumta pune. Do ta bëjmë Serbinë sërish vendin e njerëzve krenarë, do mbrojmë kufijtë tanë, do bashkëpunojmë me të gjithë, në mënyrë të hapur me miqtë dhe në mënyrë të kujdesshme me ata që tregojnë se, nuk janë miqtë tanë”. Radikali serb, i cili duket të ketë një përparësi të lehtë ndaj partisë së Presidentit Tadiç kundërshton bashkëpunimin me BE-në nëse Brukseli nuk kundërshton pavarësinë e Kosovës. Zëvendësi i Sheshelit në Beograd, Nikoliç është përpjekur të ndryshojë imazhin e partisë ultraradikale që në shkurt, në zgjedhjet presidenciale në Serbi. Pavarësia e Kosovës dhe debati mbi Bashkimin Evropian janë temat kryesore të fushatës zgjedhore: “Pasi Bashkimi Evropian e ka njohur këtë shtet shqiptar, nuk e besoj se në të njëjtën kohë, BE-ja do të njohë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”. Nikoliçi i ka zgjedhësit kryesisht në shtresat e varfra të popullsisë serbe. Tek ata që kanë humbur nga tranzicioni ai fiton pikë edhe më shumë kur i hap luftë korrupsionit në lulëzim dhe ekonomisë së favoreve.
Kosovë, pjesëmarrje e ulët në votime, pa incidente
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë u zhvilluan edhe në Kosovë. Votuesit serbë të Kosovës shpresojnë që pas votimit në këto zgjedhje, të cilat janë konsideruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë ilegale, Kosova do të kthehet si pjesë e Serbisë. Pjesëmarrja në Kosovë, ashtu si edhe në Serbi ka qenë e ulët dhe zgjedhjet kanë kaluar në përgjithësi pa incidente.
Përfaqësues të Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë kanë thënë se procesi i votimit në 23 komuna të Kosovës dhe në mbi 270 vendvotime, ka shkuar në përgjithësi mirë, përveç një incidenti që ka ndodhur në Banjë të Skenderajt. “Sa i përket procesit të votimit, deri më tash ka qenë i rregullt, përveç një incidenti që ka ndodhur në Skenderaj, për të cilin shpresojmë se do të rregullohet shumë shpejt”, tha për mediat Velko Odaloviç, nga Komisioni Republikan Zgjedhor, duke iu referuar një sherri mes anëtarëve të komisionit zgjedhor dhe një votuesi, të gjithë serbë. Pas këtij incidenti, një serb është dërguar për mjekim në spital, ndërsa për disa çaste është ndërprerë procesi i votimit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se: “Asnjë institucion nuk do të ndërtohet mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Eshtë vetëm një ‘show’ dhe tendencë e Qeverisë dhe e politikanëve në Beograd që ta shfrytëzojnë minoritetin serb për qëllime të tyre politike”, tha Kuçi. SHPK i ka injoruar këto zgjedhje duke i lënë trupat policore në gatishmëri të zakonshme si çdo ditë tjetër. Një nga 23 komunat, ku u zhvilluan zgjedhje ishte edhe Mitrovica me 2 qendra votimi me nga 20 vendvotime. Banorët shqiptarë në “Lagjen e Boshnjakëve”, janë shprehur të shqetësuar për këto zgjedhje, pasi edhe pse nuk do të pranojnë kurrë një kryetar bashkie serb, ata akuzojnë qeverinë e Kosovës që qëndron indiferente përkundrejt këtij fakti.
18.3 milionë euro
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale të zhvilluara të dielën që sapo kaluam, i kanë kushtuar Serbisë rreth 1,5 miliardë dinarë, rreth 18,3 milionë euro (82 dinarë = 1 euro). Lajmi është njoftuar nga gazeta serbe “Blic”, e cila i referohet burimeve të saj brenda qeverisë serbe. Partitë politike dhe koalicionet që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do të marrin nga buxheti i Serbisë rreth 420 milionë dinarë për fushatat e tyre parazgjedhore. Këto konsiderohen si një prej zgjedhjeve më të kushtueshme në Serbi. Zgjedhjet e kaluara të 21 janarit të vitit të kaluar i kushtuan Serbisë 1.4 miliardë dinarë, ndërsa zgjedhjet presidenciale në fillim të këtij viti kushtuan rreth 1.1 miliardë dinarë.