Qeveria e re italiane: Burg për emigrantët ilegalë
Sapo erdhi në fuqi qeveria “Berluskoni”, në Itali ka vendosur si prioritet luftën kundër emigracionit, duke e vlerësuar atë si burim të kriminalistikës në vend.
Ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Berluskoni të betuar pak ditë më parë ka kërkuar të rivendosë kontrollin e pasaportave në pikat kufitare për udhëtarët nga Evropa, edhe nga zona e lirë “Schengen”, si pjesë e masave të sigurisë për të tentuar uljen e krimit dhe emigracionit. Paketa e propozuar dhe përpiluar nga Roberto Maroni, anëtar i Ligës së Veriut, e cila si politikë parësore të saj ka anti-imigracionin, do ta kthejë emigracionin ilegal në një krim të ndëshkueshëm me një ligj specifik, i cili nuk do të mjaftohet me ekstradimin e “të pafatëve” që shkojnë në vendin fqinj për të kërkuar një mundësi më të mirë jetese, por kërkon ndëshkimin me deri në katër vite burgim, sipas gazetave italiane të botuara dje. Kjo paketë do të paraqitet në mbledhjen kabinetit qeveritar të kësaj jave, e cila është një nga të parat pas rikthimit të Berluskonit në pushtet me zgjedhje të parakohshme.
Ligji i përfshin të gjithë emigrantët pa shumë dallime, shqiptarët, rumunët, bullgarët, marokenët, etj. Ky, pritet të jetë një nga dekretet e para të aprovuara nga Kryeministri Silvio Berluskoni i qeverisë së re konservatore, i cili pasi u betua të enjten e javës së kaluar premtoi besnikëri për vendimet dhe ligjet e propozuara nga Liga e Veriut, një nga partitë me konservatore në Itali, pa votat e të cilave Berluskoni nuk arrin do të sigurojë shumicën në Dhomën e Ulët dhe Senatin italian. Një nga masat më të kundërshtueshme të propozuara nga Maroni është negocimi i pezullimit të obligimeve të Italisë nën skemën “Schengen” të Bashkimit Evropian. Marrëveshja mes 24 dhe tashmë 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, u mundëson udhëtarëve me pasaportë të cilësdo prej vendeve anëtare, që të kalojnë kufijtë kombëtarë pa kontrolle dhe viza në pasaportë. Masa për pezullimin e vizave “Schengen” shihet si një lëvizje kundër emigrantëve rumunë dhe kryesisht romëve të Evropës Lindore, të cilët shpesh janë akuzuar për krime në Itali. Rumania, e cila u bë pjesë e Bashkimit Evropian vitin e kaluar, nuk është deri tani pjesë e sistemit “Schengen”. Autoritetet italiane thanë se, këta shtetas hyjnë në Itali pa kontrolle duke përdorur viza të dhëna nga vendet e tjera të sistemit “Schengen”, duke u bazuar në këtë marrëveshje. Autoritetet italiane argumentojnë se kërkesa për pezullimin e marrëveshjes “Schengen” për qarkullimin e lirë mes qytetarëve të vendeve të Unionit bëhet vetëm për arsye të sigurisë kombëtare. Edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë rivendosur kontrolle të pasaportave në linjën e tyre kufitare edhe për shtetasit e përfshirë në vendet e marrëveshjes, por për një periudhë të kufizuar në të kaluarën, për arsye sigurie sidomos kur ka pasur samite ndërkombëtare apo ngjarje publike të një rangu të lartë. Krimi dhe emigracioni ishin çështje të rëndësishme në fushatën për zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar, në të cilat Berluskoni fitoi ndjeshëm. Ministri i ri i Jashtëm i qeverisë Berluskoni, ish-zëvendëspresidenti i Këshillit Evropian, Franco Frattini, tha se Italia duhet të krijojë një kërkesë mbi minimumin e të ardhurave për emigrantët, përfshirë edhe ata nga vende të tjera të Bashkimit Evropian. Bashkiaku i ri i Romës nga Partia Aleanca Nacionale e krahut të djathtë, pjesë e koalicionit të Berluskonit, Populli për Liri, ka kërkuar të dëbojë 20 000 emigrantë kriminelë, duke sulmuar kështu grupet ilegale të ngritura kryesisht nga romët nga Rumania. Më shumë se 500 000 rumunë jetojnë në Itali, një numër për të cilin Roma dëshmon se, është rritur në mënyrë dramatike gjatë kohëve të fundit.