OKB alarm: 220 000 të zhdukur nga cikloni
Sipas Kombeve të Bashkuara numri i personave të raportuar si të zhdukur nga cikloni që goditi Birmaninë është afro 220 000. Veç kësaj, ky vend ka pësuar dëme materiale, dhunë dhe shpërngulje masive.
Sipas disa vlerësimeve të kryera për 55 qyteza në deltën Irrauaddy dhe zona të tjera të shkatërruara, shoqata humanitare e OKB bën të ditur se 102 000 persona mund të kenë humbur jetën nga cikloni Nargis, i cili goditi Mianmarin (ish-Birmaninë) javën e kaluar. “OKB vlerëson se 1 215 885 deri në 1 919 485 milionë persona janë prekur nga cikloni, numri i të vdekurve mund të shkojë nga 63 290-101 682 dhe 220 000 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur”, njoftoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Ndërsa OKB ofron këto shifra, televizioni shtetëror i Birmanisë njoftoi një ditë më parë se numri i të vdekurve mund të rritej në më shumë se 28 458, dhe se 33 416 persona ishin zhdukur. Agjencia e OKB-së theksoi gjithashtu se, ishin dhënë pak viza për punonjësit e ndihmave humanitare për të hyrë në vend. Me gjithë apelet e shumta ndërkombëtare që Junta Ushtarake të mos bllokojë furnizimin e vendit me ndihma, shumë përfaqësues të organizatave të huaja nuk janë lejuar të shkojnë në zonat e prekura nga katastrofa natyrore. Vetëm në raste të veçanta artikujt ushqimorë dhe disa ndihma të nevojshme kanë arritur të depërtojnë tek njerëzit që janë në kushte shumë të rënda. Mediat njoftojnë se junta ushtarake, me gjithë gjendjen katastrofale në vend, ka lejuar zhvillimin e referendumit për miratimin e kushtetutës së re, me të cilën do të forcohet edhe më tej pushteti i gjeneralëve. Ish-Birmania qeveriset nga Junta Ushtarake prej 46 vitesh.