E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korporata “Vodafone”, e para në botë për Përgjegjshmërinë Sociale



Korporata “Vodafone” për të dytin vit radhazi vlerësohet me çmimin botëror për "Raportin më të Mirë për Përgjegjshmërinë e Korporatës", si dhe me dy çmime të tjera, përkatësisht çmimin e parë për "Përputhshmërinë, Përmbajtjen dhe Besueshmërinë", si dhe çmimin e tretë për "Certifikimin më të mirë të Raportit të Përgjegjshmërisë së Korporatës". Çmimet për Raportimin më cilësor për “Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave” u prezantuan gjatë javës së shkuar në Londër prej organizmit të pavarur “Corporate Register Reporting Aëards”. Konkurrentë për këto çmime ishin 130 korporata globale, nga më të mëdhatë. Për vlerësimin e cilësisë së raportimit të përgjegjshmërisë të këtyre korporatave votuan rreth 8 mijë profesionistë. Përgjegjshmëria sociale është një ndër fushat parësore të aktivitetit të “Vodafone” edhe në Shqipëri. Ndihma financiare në mbështetje të të prekurve nga tragjedia e Gërdecit, kontributi për përballimin e dëmeve nga përmbytjet në Shkodër, skema e riciklimit të celularëve të përdorur, angazhimi për reduktimin e gazit karbonik në atmosferë dhe shumë projekte të tjera sociale dhe mjedisore përbëjnë një reagim serioz të një kompanie që e vlerëson si duhet përgjegjshmërinë sociale.

29 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›