Korrenti shkrumbon një banesë
BERAT - Një banesë në lagjen “Barrikada” në qytetin e Beratit thuajse u shkrumbua si pasojë e korrentit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, kur në banesën që është në pronësi të 60-vjeçarit M.Metaj ndodhej vetëm vajza e tij. E sapokthyer nga Greqia, 26-vjeçarja sipas policisë kishte harruar të ndezur thekësen e bukës. Për pasojë, zjarri përfshiu kuzhinën, duke shkrumbuar të gjitha orenditë e saj. Zjarrfikëset lokalizuan shumë shpejt flakët, duke mos lejuar përhapjen e tyre në ambientet e tjera të banesës, apo në hyrjet e tjera të pallatit. Mësohet se i zoti i shtëpisë ndodhej në Gjermani. Për fat të mirë, vajza e familjes është shpëtuar nga flakët, pasi ajo rrezikoi të asfiksohej brenda. d.xh